• e premte, 05 korrik 2024

Guardiola për 1:0 me Njukasël: Arsyeja pse fituam është mentaliteti ynë

Guardiola për 1:0 me Njukasël: Arsyeja pse fituam është mentaliteti ynë

 Mançester, 20 gusht 2023 (MIA) – Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, pas fitores ndaj Njukasël ka theksuar karakterin e lojtarëve të tij.

 "Asnjë fjalë nuk mund të shprehë mirënjohjen time për lojën që e treguam. Ajo ishte vërtet e mirë. Kjo është një ndeshje e dytë e ngjashme, por ne jemi të fokusuar pavarësisht gjithçkaje që kemi arritur në sezonin e kaluar. Ne folëm për mentalitetin. Arsyeja e fitoreve tona është mentaliteti ynë dhe e dëshmuam sërish. Fil Foden është një futbollist i vërtetë që mund të luajë në shumë pozicione. Ai është një kërcënim i vërtetë. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si i trajton të tjerët. Dhe mentaliteti i tij është gjithmonë i dukshëm – kjo është gjëja kryesore", tha Guardiola pas ndeshjes.

Mançester Siti, që e mbron titullin në Premierligën angleze, sezonin e ri e nisi me dy fitore në dy xhirot e para.

 Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR