• e hënë, 01 korrik 2024

Guardiola: E dimë se duhet të fitojmë çdo ndeshje për të mbetur në garë për titullin

Guardiola: E dimë se duhet të fitojmë çdo ndeshje për të mbetur në garë për titullin

Mançester, 27 prill 2023 (MIA) - Trajneri i Mançester sitit, Hosep Guardiola i shprehi pështypjet e tija pas triumfit të mbrëmshëm (4:1) ndaj Arsenalit në ndeshjen e xhiros së 33-të të kampionatit të Anglisë.

"Çdoherë kemi pasur linjë të mirë sulmi, por lidhja mes Halandit dhe De Brujne është e paparë. Sot tentuam t'i shfrytëzojmë sa më shumë. Siti disa herë me radhë e fitoi Premier ligën, kështu që në fillim të sezonit thamë se kemi kohë ta arrijmë Arsenalin. Lojtarët e mi e dinë se duhet të fitojmë në mënyrë që të mbetemi në garë. Ky mentalitet ku nuk ke zgjidhje tjetër përveç se të fitosh është mentaliteti më i mirë. Lojtarët treguan se në çdo ndeshje dalin në terren për t'i fituar pikët", deklaroi Guardiola.

Mançester siti është i dyti në Premier ligë me 73 pikë nga 31 ndehsje. Arsenali është i pari me 75 pikë nga 33 ndeshje. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR