• e martë, 24 dhjetor 2024

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së kërkon tërheqje nga seanca plenare të ligjeve për lojërat e fatit dhe për barnat dhe pajisjet mjekësore

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së kërkon tërheqje nga seanca plenare të ligjeve për lojërat e fatit dhe për barnat dhe pajisjet mjekësore

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të kërkojë tërheqjen e dy ligjeve nga seanca e sotme kuvendore edhe atë Ligjin  për lojërat e fatit, i cili propozohet të miratohet me flamur evropian dhe Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për barna dhe pajisje mjekësore.

Deputeti Mile Lefkovi sot në një konferencë për shtyp theksoi se flamuri evropian po keqpërdoret për Ligjin për lojërat e fatit, i cili nuk ka asnjë thirrje të rregullores apo direktivës që është transpozuar në legjislacionin vendas. Grupi i tij parlamentar do të kërkojë që ky ligj të hiqet nga rendi i ditës së seancës së sotme, ndërsa Kuvendi ta rishqyrtojë shtesë përdorimin e flamurit të BE-së për këtë ligj.

Lefkovi tha edhe se një grup informatorësh deri te VMRO-DPMNE kanë paraqitur  argumente serioze se “zgjidhjen e këtillë ligjore e ka shkruar një zëvendëskryeministër i cili disa herë  do ta rrisë   pasurinë e tij personale nëse ky ligj miratohet”. Deputeti tha se në një derë të vogël duan të fusin ndryshime që do të mundësonin formimin e një videolotarie shtetërore paralele, proces që, siç tha, është zhvilluar nën mbështetjen e Artan Grubit.

Deputetja Rashela Mizrahi në një konferencë të veçantë shtyp theksoi se Propozim-ligji   për plotësimin e Ligjit për barna dhe pajisje mjekësore përmban vetëm keqpërdorim edhe pse Qeveria po mundohet ta paraqesë si zgjidhje për problemin e furnizimi të barnave për sëmundje të rralla.

 Në Kuvend sot duhet të mbahet seanca e 106-të, ku në rendin e ditës janë propozuar disa pika. ar/

Foto:MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR