• e mërkurë, 03 korrik 2024

Grupi nga SYRIZA i drejtuar nga kandidati për kryetar Ahcioglu është në prag të largimit nga partia

Grupi nga SYRIZA  i drejtuar nga kandidati për kryetar Ahcioglu është në prag të largimit nga partia

Athinë, 20 nëntor 2023 (MIA) - Në rrethanat aktuale nuk po krijohen kushte për mbijetesë me drejtuesit aktual të partisë, kanë njoftuar burime nga grupi i SYRIZA-s  të udhëhequr nga kandidatja për lider partiak dhe deputete Efi Ahcioglu për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA pas takimit të djeshëm, lajmëroi korrepodentja e MIA-s nga Athina.

Në takimin e mbajtur përmes telekonferencës me pjesëmarrjen e mbi 1000 anëtarëve nga e gjithë Greqia, u shqyrtuan hapat e ardhshëm të grupit  të a.q. 6+6 në të cilën janë shtatë deputetë nga SYRIZA, ndërsa sipas mediave greke, është çështje kohe që grupi të shpallë largimin nga partia.

Të njejtat burime për ANA-MPA thanë se "vlersimi i përbashkët ështe së kryesia e SIRIZA-s është përgjegjëse për krizën me elemente të shkatërrimit, me të cilën po përballet partia".

Pas zgjedhjes së Stefanos Kaselakis në pozicio0nin  e drejtuesit, partia më e madhe opozitare greke është në krizë, tashmë e kanë braktisur anëtarë të caktuar dhe grupi i kryesuar nga ish-ministri i financave Efklidis Cakalotos, ndërsa dy deputetë tashmë të pavarur, duke lënë grupin parlamentar prej 47, në 45 deputetë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR