• e diel, 22 dhjetor 2024

"Grupi i Zjarrit" publikoi listë me funksionarët e shkarkuar

Shkup, 25 mar 2023 (MIA) - Në prag të seancës së sotme të Kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ku pritet të debatohet për "Frontin për Evropë", i a.q. "Grupi i Zjarrit publikoi listë me funksionarët e shkarkuar, duke akuzuar se "zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi shkarkon persona që mendojnë ndryshe në BDI".

"Treni i Artan Grubit dhe kërcënimi i drejtpërdrejtë për eleminimin politik të gjithë atyre që mendojnë ndryshe brenda BDI-së,  u realizua në mënyrën më brutale të mundshme, njejtë siç shkarkoheshin brenda nate 'të papërshtatshmit' në sistemin monist. Dallimi ekziston se këto shkarkime të inicuara nga inatet e Artan Grubit, u paralajmëruan nga megafonat e tij, portalet shpifëse, të korruptuara me paratë e qytetarëve që asnjëherë nuk e votuan Grubin. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani një kuadër model i BDI-së që solli sa e sa fitore në Gostivarin e humbur me kampanjën SRMN të Artan Grubit, u shkarkua pa asnjë vërejtje në detyrën e tij. Resmi Ejupi, Adnan Ejup, shumë drejtorë klinikash, siç janë Alajdin Memedi, Besim Koka, Aziz Maksuti, Qamil Kovaçi, pastaj  Fikri Aliti, Migjen Selmani, Nehat Nuhiu, Ajrulla Mustafa e të tjerë, u shkarkuan vetëm pse menduan ndryshe, pa asnjë arsye për lëshime eventuale në detyrat e tyre", thuhet në kumtesën e "Grupit të Zjarrit".

Gjithë ata, sië thonë, kishin një qëllim, demokratizimin e BDI-së, dhe krijimin e ambientit për konfrontim ideshë dhe jo krijimin e përçarjes mes bashkëpartiakëve, që bëri Grubi, për të shpëtuar karriken e tij të pamerituar.

"Këta njerëz që po shihni në foto asnjëherë nuk thanë një fjalë të keqe për Ali Ahmetin, as që thonë tani, por djallëzia e Artan Grubit, dhe keqpërdorimi i mediave që ka nën kontrollë, bëri që gjithë akuzat ndaj tij, për dështimet absolute në çdo fushë tia mvesh Ali Ahmetit, duke u arsyetuar se këto kritika nuk janë kundër tij por se kundër Ahmetit. Gjithë të shkarkuarit dhe ata që s'mund ti shkarkon Artan Grubi me kohë kanë alarmuar se ky njeri ka për synim ta shkatërojë BDI-në nga brenda, punon për ambicjet e tij të çmendura, në dëm të gjitha proceseve ndaj poullit shqiptar në Maqedoni dhe në rajon. Këta njerëz në foto i shkarkove Artan Grubi, por ti ku do të shkosh kur do të shkarkon votuesi shqiptar?", thuhet në kumtesë.

Një pjesë e anëtarëve të BDI-së, të a.q. "Grupi i Zjarrit", nga fundi i shtatorit publikuan letër të hapur ku akuzuan se në parti pothuaj dy vite nuk ekzistojnë dhe nuk formohen trupa statustarë partiakë dhe se vendosja politike është bërë individuale. Ne letrën, e nënshkruar nga rreth 20-të anëtarë të BDI-së, mes të cilët edhe Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Visar Gabiu, Nevzat Bejta, Blerim Bexheti, Merita Koxhaxhiku, kërkohej debat brendapartiak që të tejkalohet situata dhe është dërguar thirrje deri tek lideri Ali Ahmeti "që ta shfrytëzojë autoritetin e tij politik dhe statutar për gjetjen e zgjidhjes për ruajtjen e unitetit partiak".

Pas kësaj, në fillim të tetorit është mbajtur takim i "Grupit të zjarrit" me udhëheqësinë e BDI-së, ku është arritur marrëveshje që më 15 tetor të zgjedhet udhëheqësia e re partiake. Në këtë tubim, të mbajtur në Tetovë, për nënkryetarë të partisë janë zgjedhur Izet Mexhiti, Arbër Ademi, Bajram Rexhepi dhe Arbana Pasholli. Faton Ahmeti është zgjedhur për nënsekretar të përgjithsëm të BDI-së, Blerim Bexheti për sekretar organizativ, ndërsa Saranda Imeri për sekretare të mundësive të barabarta. Për anëtarë të Këshillit qendror janë zgjedhur Ali Ahmeti, Ramiz Merko, Jeton Shaqiri, Fatmir Dehari, Kreshnik Bekteshi, Talat Xhaferi, Nevzat Bejta, Valdet Xhaferi, Teuta Arifi, Xhevat Ademi, Artan Grubi, Bujar Osmani, Visar Ganiu, Nazim Bushi, Ejup Halimi, Arian Daci, Besnik Emshiu, Mirsad Ibraimi, Ardita Dani, Bylent Sali, Resi Abdurrahmani, Shergil Beqiri, Shaban Memeti, Artin Spahiu dhe Emir Sulejmani.

Megjithatë, edhe krahas përfshirjes së pjesëtarëve të a.q. "Grupit të Zjarrit" në udhëheqësinë më të lartë të BDI-së, ata vazhduan me aktivitetet në terren, duke mbajtur takime me anëtarët partiakë dhe votuesit në vend, ku i prezentojnë angazhimet e tyre për ndryshime në parti. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR