• e martë, 19 nëntor 2024

Grupi i punës që do ta përcaktojë pensionin minimal nesër do të fillojë me punë

Grupi i punës që do ta përcaktojë pensionin minimal nesër do të fillojë me punë

 Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Grupi punues për ndryshime apo zgjidhje të re ligjore për sigurim pensional dhe invalidor për pension minimal dhe masa sociale për pensionistët me pensione të ulëta nesër do të fillojë me punë, paralajmëroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.

 "Do të shqyrtohen të gjitha propozimet e mbërritura nga shoqatat e pensionistëve, nga këshillat iniciative të pensionistëve të cilët protestojnë, nga Partia e Pensionistëve dhe aktorë të tjerë", deklaroi Trençevska në  emisionin në RTVM 1 dhe theksoi se konkluzionet e grupit punues do të  dorëzohen në Qeveri e cila do të marrë një vendim përfundimtar.

 Çdo politikë që nuk do të jetë e mirë dhe, siç tha do të shkojë  në barrë të buxhetit të Fondit, do ta rrisë deficitin e sistemit pensional.

 "Prandaj jemi drejtuar në politika dhe masa të mira që do ta mbajnë sistemin pensional stabil  edhe për këta 336.000 pensionistë dhe për gjeneratat e ardhshme të pensionistëve", theksoi Trençevska.

 Ministrja tregoi se do të krijohen masa, në fokus të të cilave do të jenë pensionistët me pensione më të ulëta, si dhe ata që jetojnë vetë.

 "Pensionistët të jenë të qetë, pensionet do të vazhdojnë të paguhen rregullisht, më datën një të muajit", tha Trençevska.

Foto: MPPS

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR