• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grupi Bluprint për reforma në jurisprudencë: Nuk ekziston bazë juridike për shkarkimin e kryetares së Këshillit gjyqësor

Grupi Bluprint për reforma në jurisprudencë: Nuk ekziston bazë juridike për shkarkimin e kryetares së Këshillit gjyqësor

Shkup, 27 prill 2023 (MIA) - As Rregullorja e Këshillit gjyqësor nuk përmban dispozita që i rregullojnë procedurën apo shkaqet për shkarkim të kryetares së Këshillit gjyqësor, që do të thotë se nuk ekziston bazë juridike për sjellje të vendimit për shkarkim të kryetares së Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva. Aq më tepër, sipas Rregullores, ai që ka propozuar të votohet, nuk ka të drejtë vote në këtë rast, thonë nga Grupi Bluprint për reforma në jurisprudencë lidhur me mbledhjen e djeshme të Këshillit gjyqësor në të cilin ishte shkarkuar kryetarja Dameva.

Nga Grupi Bluprint shprehin shqetësim rreth, siç theksojnë në reagimin e sotëm, eskalimi i gjendjes gjatë konstatimit të rendit ditor në mbledhjene  djeshme të Këshillit gjyqësor.

Ata bëjnë thirrje që anëtarët e Këshillit gjyqësor në mbledhjen e sotme ta rishqyrtojnë veprimin e tyre në situatën konkrete dhe me atë rast ta tregojnë dhe dëshmojnë paanshmërinë e tyre, pavarësinë në punë dhe veprimin si anëtarë të Këshillit gjyqësor, me çka do ta përmbushin komptencën e tyre kushtetuese si garancues të pavarësisë së pushtetit gjyqësor në vend.

Për momentin, kur besimi në gjyqësor është në nivel të ulët të palakmueshëm, thonë nga Bluprint, është e domosdoshme që Këshilli gjyqësor të jetë strumbullari i pushtetit gjyqësor gjatë sigurimit dhe garantimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe të jetë institucion në të cilin gjykatësit dhe qytetarët do të kenë besim të madh, e jo institucion i cili besimin e ulët do ta rrënojë plotësisht për shkak të mosrespektimit të ligjeve dhe veprimit arbitrar me çka drejtpërdrejtë e minon rendin kushtetues dhe juridik në vend.

"Nëse intenca ka qenë të shkarkohet kryetarja e Këshillit gjyqësor duke e shfrytëzuar analogjinë për shkarkim të gjykatësve, megjithatë vetë akti i shkarkimit është kontestues për arsye se Ligji për Këshill gjyqësor të RMV-së parasheh se për shkarkim të një gjykatësi nevojitet të votojnë 8 nga anëtarët e pranishëm me të drejtë vote. Në rastin konkret votuan 7 anëtarë pa diskutim paraprak dhe pa respektim të procedurës e cila zbatohet për shkarkim të një gjykatësi", ceket në reagim.

Nga Bluprint theksojnë se edhe në punën e deritanishme të Këshillit gjyqësor, në mbledhjet publike ka pasur mospajtime mes anëtarëve rreth disa dispozitave të caktuara ligjore, posaçërisht kur ato nuk ishin paraparë në mënyrë të qartë dhe koncize në ligj apo akt nënligkor, por asnjëherë nuk ka ndodhur që Këshilli gjyqësor të sjellë vendim në kundërshtim me Ligjin për Këshillin gjyqësor të RMV-së dhe Rregullores së Këshillit gjyqësor.

Që këtej, si grup i cili një kohë më të gjatë e ndjekë punën e Këshillit gjyqësor, konsiderojnë se respektimi i ligjit gjatë punës së përditshme të jë institucioni duhet të jetë imperativ në punën e tij, dhe posaçërisht kur bëhet fjalë për Këshillin gjyqësor, i cili e siguron dhe garanton pavarësinë e pushtetit gjyqësor në pajtim me Kushtetutën, si dhe të mbajë llogari për ligjshmërinë në veprim dhe për sundimin e së drejtës.

Në këtë drejtim, nga grupi bëjnë me dije edhe për rregullimin e pamjaftueshëm të disa dispozitave të caktuara ligjore, që nuk do të thotë edhe veprim joadekuat përkatësisht interpretim arbitrar i dispozitave ekzistuese. Përgjegjësia e anëtarit të Këshillit gjyqësor është paraparë në Ligj me dispozita konkrete për përgjegjësi disiplinore të një anëtari të Këshillit me cekje të bazave për parashtrim të kërkesës për procedurëp disiplinore për një anëtar të Këshillit. Më tutje është paraparë edh eprocedura për vendim marrje sipas kërkesës për inicim të procedurës disiplinore për një anëtar të Këshillit. ab/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR