• e diel, 05 janar 2025

Grupet Parlamentare për Bashkëpunim si urë për afrimin me Çekinë

Grupet Parlamentare për Bashkëpunim si urë për afrimin me Çekinë

Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Grupi Parlamentar i Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin Çek realizoi takim me Delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme, Dhoma e Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke. Në takim mori pjesë edhe ambasadori çek, Jarosllav Ludva, informon pres shërbimi i Kuvendit.

 Kryetari i Grupit, Blerim Bexheti, e shfrytëzoi rastin për të uruar për 30-vjetorin jubilar të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet vendit tonë dhe Republikës Çeke, respektin dhe mbështetjen reciproke. Në këtë drejtim, shprehu besimin për bashkëpunim më intensiv ndërmjet Grupeve për Bashkëpunim të të dy Parlamenteve në periudhën që vjen.

 Bexheti e theksoi qëllimin strategjik të vendit - anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim mbështetjen dhe përvojat e rëndësishme çeke në atë rrugë. Delegacioni mysafir e konfirmoi mbështetjen e tyre, siç dëshmohet edhe nga themelimi i Grupit për Bashkëpunim me vendin tonë në vitin 2019.

 U konstatua se diskutimi është metoda më e rëndësishme për ruajtjen e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe ka shumë baza dhe tema për bisedë midis dy vendeve mike. Në këtë kontekst, në të ardhmen duhet të inicohen më shumë takime të tilla për t'i afruar popujt në më shumë fusha, si në kulturë, arsim, shkencë, ekonomi, turizëm.

 Foto: Kuvendi i RMV-së

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR