• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grupet e ekspertëve të MPJ-së së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë takuar në Sofje, takimi i ardhshëm në Shkup

Grupet e ekspertëve të MPJ-së së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë takuar në Sofje, takimi i ardhshëm në Shkup

Shkup, 29 korrik 2023 (MIA) - Grupet e ekspertëve nga ministritë e punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë mbajtën takim në Sofje, ndërsa në fund të shtatorit pritet të kenë takim të ri në Shkup. 

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani vlerëson se ky është fillim i mirë në komunikimin me Bullgarinë fqinje pas krizës në marrëdhëniet mes të dyja shteteve para disa muajve. 

"Bisedimet u zhvilluan në atmosferë konstruktive, u bisedua për të gjitha aspektet e bashkëpunimit dypalësh mes të dyja shteteve dhe do të vazhdojnë me intensitet më të madh këto takime. Mendoj se tashmë në fund të shtatorit mund të jetë takimi i ardhshëm në Shkup. Vazhdojmë me komunikim më të rregullt, sepse teza jonë gjithnjë ishte që nëse nuk komunikojmë ne, do të lejojmë të komunikojnë të tjerët", tha Osmani në konferencën e sotme për media. 

Ky grup i punës, siç theksoi, do të dakordohet kur do të aktivizohen grupet sektoriale. "Më e rëndësishme ishte që të kthehemi në komunikim normal sepse gjatë muajve të fundit, për fat të keq, komunikuam përmes mediave, kumtesave..", tha Osmani. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR