• e hënë, 30 dhjetor 2024

Grumbullohen 27.909.130 denarë për popullatën e prekur nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri

Grumbullohen 27.909.130 denarë për popullatën e prekur nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri

Shkup, 15 shkurt 2023 (MIA) - Kryqi i Kuq i RMV-së sot informoi se përmes linjave të saja donatore dhe Fondit për solidaritet deri ditën e djeshme janë grumbulluar gjithsej 27.909.130 denarë për ndihmë për të prekurit nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri.

"Të gjithë personat e interesuar juridikë dhe qytetarët mund të dhurojnë ndihmë në para në: llogarinë e Fondit për solidaritet të Kryqit të Kuq të RMV-së: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 SHA Banka Komerciale me shënimin: ndihmë për popullatën në Turqi dhe Siri, si dhe për të dhuruar 100 denarë me thirrje në numrat e telefonit 143 400 të Telekomit të Maqedonisë dhe A1.

Personat juridikë dhe fizikë përveç ndihmës financiare mund të dhurojnë edhe të mira materiale konform listës së bashkëngjitur të nevojave për popullatën e prekur, dërguar nga shteti turk dhe Gjysmëhëna e Kuqe turke, e cila përfshin tenda familjare dimërore, batanije, ngrohëse me rrymë/gaz...ushqim si dhe mjete higjienike (sipas standardeve për ndihmë humanitare).

Nga Kryqi i Kuq theksojnë së domosdoshmërish të gjithë artikujt e dhuruar duhet të jenë të reja.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR