• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Grubi: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, qeveria po punon edhe me VMRO-DPMNE-në për të siguruar ndryshimet kushtetuese

Grubi: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, qeveria po punon edhe me VMRO-DPMNE-në për të siguruar ndryshimet kushtetuese

Gostivar, 16 gusht 2023 (MIA) - Zgjedhjet nuk janë zgjidhje. E vetmja zgjidhje që është e mirë për ju, për ne, për të gjithë qytetarët, për të gjithë vendin tonë, për të gjithë rajonin tonë është t'i qasemi ndryshimeve kushtetuese dhe t'i mbështesim ato në mënyrë konsensuale, deklaroi sot në Gostivar zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

“Është parë se ndryshimet kushtetuese janë teknike, se nuk e cenojnë fare identitetin maqedonas, nuk e cenojnë fare gjuhën maqedonase dhe se askush nuk do të shohë asgjë të keqe nga ndryshimet kushtetuese”, tha Grubi në deklaratë për mediat në  “Panairin për punësim” në organizim të konsorciumit “Behtel dhe Enka” që po ndërton korridoret 8 dhe 10d.

Grubi tha se debati për ndryshumet kushtetuese do të hapet të premten dhe tha se po punohet me VMRO-DPMNE-në dhe me individë në VMRO-DPMNE që, siç theksoi, “të bëhen pjesë e ndërtimit të së ardhmes për qytetarët tanë”. 

Të premten, Kuvendi zyrtarisht i fillon punimet me seancën e 123-të, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës është Propozimi për aderim në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Seanca duhet të fillojë në orën 11:00 me konstatimin e rendit të ditës, pas së cilës duhet të fillojë kërkimi për nevojën e bartjes së ndryshimeve kushtetuese. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR