• e premte, 05 korrik 2024

Grubi: Vendosëm gurthemelin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit

Grubi: Vendosëm gurthemelin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit

Tetovë, 4 prill 2023 (MIA) -Dita për të cilën ëndërruam dhe punuam më në fund erdhi! Vendosëm sot gurthemelin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, tha sot në fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Artan Grubi gjatë vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8.

"Kur e nisëm këtë mision me të gjithë bashkëpunëtorët ishim plotësisht të vetëdijshëm për pengesat, për skepticizmin që mbizotëronte, kaluam seanca të gjata në komitetin drejtues dhe në Qeveri, besuam dhe me punë plotësisht transparente dhe sipas të gjitha procedurave ligjore ia arritëm të fillojmë sot procesin e ndërtimit të Korridorit 8, horizontin e ri të bashkimit dhe komunikimit më efikas ndërfqinjësor drejt sfidave të përbashkëta të përparimit", tha Grubi.

"Uroj mbarësi në procesin e ndërtimit dhe shpreh faleminderim ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve për angazhimin e sinqertë, ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe në veçanti ndaj Ali Ahmetit që na e dha ëndrrën, të cilës ne i jemi përveshur punës që ta realizojmë!", theksoi mes tjerash zëvendëskryeministri i parë Grubi.

QËNDRONI TË LIDHUR