• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grubi: Parashikimet janë se "Behtel dhe Enka" do të angazhojë mbi 70 për qind fuqi punëtore lokale

Grubi: Parashikimet janë se

Shkup, 1 maj 2023 (MIA) - Sipas Ligjit të posaçëm dhe Marrëveshjes, konsorciumi "Behtel dhe Enka", për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d është i obliguar tëp angazhojë së paku 51 për qind nga resurset lokale, kumtoi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në kumtimin në Fejsbuk.

"Në Kosovë mbi 70 për qind e të punësuarve ishin lokal, përderisa në Shqipëri dhe Serbi rreth 50 për qind. Parashikimet fillestare, pas analizës së tregut, janë se edhe tek ne do të angazhohet e tërë fuqia punëtore e disponuehsme, sipas mundësisë edhe mbi 70 për qind. Në mënyrë strikte do të respektohen të gjitha të drejtat dhe obligimet e parapara me ligjin për marrëdhënie të punës dhe ligjet e tjera", thekson Grubi.

Ai më tej në kumtimin e tij përkujton se opozita, VMRO-DPMNE dhe E Majta, me bllokim të ligjeve në Kuvend, do t'i kushtojë shtetit mbi 150 milionë euri dhe dy vite kohë e shpenzuar kot.

"Në asnjë mënyrë nuk mund ta parandalojnë realizimin e projektit, vetëm mund ta shtrenjtojnë dhe ta shtyjnë përfundimin e autostradave. Nëse autostradat do të ndërtohen më shpejtë dhe më lirë apo më ngadalë dhe më shtrenjtë, varet nga deputetët", shton Grubi në kumtim. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR