• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grubi: Për arsye të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore në rrugën Shkup- Bllacë po krijohen radhë të gjata të automjeteve

Grubi: Për arsye të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore në rrugën Shkup- Bllacë po krijohen radhë të gjata të automjeteve

Shkup, 3 gusht 2023 (MIA)- Rikonstruimi i tërësishëm i tunelit në rrugën Shkup - Bllacë (kufiri me Kosovën), duhet të përfundojë në muajin tetor këtë vit. Rikonstruimi i plotë i pjesës tjetër të rrugës ka përfunduar. Për fat të keq, për arsye të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore në tunel nga individë të papërgjegjshëm, por edhe nga fluksi shumë i shtuar i trafikut, po krijohen radhë të gjata të veturave, ka shkruar zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi në Fejsbuk.

"Pas reagimeve dhe kërkesave të shumë qytetarëve, mbrëmë dhe sot, NPRRSH zhvilloi biseda me realizuesin e punimeve dhe mbikëqyrësin. Asfaltimi i njërës korsi të tunelit përfundon ditën e hënë. Më pas, po shohim mundësinë që nga dita e martë, të ndërpriten punimet në korsinë tjetër për të mundësuar trafik të pandërprerë në të dy korsitë gjatë muajit gusht në mënyrë që të shmangen radhët e gjata gjatë sezonit turistik dhe fluksit të shtuar të makinave. Punimet në tunel do të vijojnë në shtator dhe afati i përfundimit gjithashtu spostohet", ka shkruar Grubi.

 



 
 
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR