• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grubi: I zgjidhëm kontestet shumëvjeçare me fqinjët, Marrëveshja e Ohrit duhet të shërbejë si shembull edhe për konflikte të tjera në rajon

Grubi: I zgjidhëm kontestet shumëvjeçare me fqinjët, Marrëveshja e Ohrit duhet të shërbejë si shembull edhe për konflikte të tjera në rajon

Shkup, 1 mars 2023 (MIA) - Ne si shtet bëmë hapa të mëdhenj përpara për zgjidhje të kontesteve shumëvjeçare që i patëm me fqinjët tanë. Kur politikanët janë të guximshëm dhe kur sjellin vendime për gjeneratat e ardhshme e jo për zgjedhjet e ardhshme, bëjnë zgjidhje të drejta, porositi nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi në Forumin e sotëm ekonomik të Shkupit, në organizim të Forumit ekonomik Delfi dhe Asociacionit grek të biznesit.

Ai përmndi se Marrëveshja kornizë e Ohrit është shembull për zgjidhje të konflikteve bë tërë Evropën dhe është shembull për bashkëpunim të shkëlqyeshëm të BE-së dhe SHBA-së në shtetin tonë në mënyrë që të zgjidhet konflikti mes bashkësive etnike në vend. Potencoi se Marrëveshja kornizëp e Ohrit duhet të shërbejë si shembull edhe për konfliktet e tjera në rajon.

"Ne si shtet bëmë hapa të mëdhenj përpara për zgjidhje të kontesteve shumëvjeçare që i patëm me fqinjët tanë. Marrëvehsja e Prespës dhe marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, por edhe zgjidhja e çështjes së autoqefalisë së kishës sonë ortodokse. Iu qasëm zgjidhjes së kontestit me Republikën e Greqisë përmes Marrëvehsjes së Prespës të cilën e nënshkruam. E miratuam në Kuvend dhe iu qasëm ndryshimeve kushtetuese, që na mundësoi anëtarësim të shpejtë në NATO, me kontributin dhe mbështetjen e të gjitha vendeve anltare të Aleancës veriatlantike, për çka jemi shumë mirënjohës", tha Grubi.

Ai shtoi se ky hap i guximshëm nga ana e asaj shumice parlamentare dhe atij koalicooni qeveritar duhet të na shërbejë si shembull, jo vetëm për zgjidhje të kontesteve të tjera në vend, por edhe në mbarë rajonin tonë.

Marrëveshja e Prespës, siç potencoi, na anëtarësoi në NATO, na dha siguri në vend, posaçërisht në kohë të këtilla sfiduese kur ekziston agresioni i Rusisë në Ukrainë.

"Prej vitit 2006 sundohej me frikë. Frikë nga shqiptarët se do ta marrin shtetin dhe do ta dërgojnë diku tjetër, frikë nga grekët se do ta marrin emrin kushteties dhe historinë e Maqedonisë antike, frikë nga bullgarët, nga serbët... por në të vërtetë doli se të gjitha këto frika janë imponuar nga politikat konservatore për ta frikësuar popullin dhe të sundohet në bazë të asaj frike, pa u zgjidhur këto çështje. Ne në asnjë moment nuk lejuam që vendi ynë t'i ndryshojë përcaktimet strategjike. ishim urë komunikimi edhe me Athinën edhe me Sofjen, që të zgjidhet çështja me emrin dhe çështja me marrëveshjen e fqinjësisë së mirë të cilën e nënshkruam më vonë. Nuk lejuam që frika të jetë pengesë për zgjidhje të çështjes me emrin me Greqinë", shtoi Grubi.

Lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Grubi porositi se shpreson se më 18 mars do të arrihet marrëveshje këtu në Shkup, dhe i falëdneroi të gjithë miqtë nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja për kontributin që e japin, në mënyrë që të tejkalohet ky kontest i cili ndikon ndaj tërë rajonit.

"Do të doja që shembulli ynë me Marrëveshjen e Prespës dhe me Marrëveshjen kornizë të Ohrit të shërbejë si shembull, posaçërisht për autoritetet në Prishtinë dhe Beograd, për ta tejkaluar kontestin dhe të rrumbullakësohet me njohje të ndërsjellt të pavarësisë mes Serbisë dhe kosovës që do të kontribuonte për stabilitet të tërë rajonit", tha Grubi.

Ai edhe njëherë potencoi se paraprkaisht ekzistonte drejtësio selektive dhe mosbesim absolut në institucione, posaçërisht ndaj gjyqësisë dhe Prkurorisë, por siç tha, po angazhohen për veting absolut të çdo politikani, të çdo gjykatësi dhe prokurori. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR