Grubi: Faleminderit deputetëve që votuan sot pro ndërtimit më të lirë dhe më të shpejtë të korridoreve
- Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka përshëndetur sot miratimin e ndryshimeve të ligjeve që mundësojnë ndërtimin më të shpejtë dhe më të lirë të korridoreve 8 dhe 10D.
- Post By Fami Bajrami
- 18:51, 26 maj, 2023

Shkup, 26 maj 2023 (MIA) - Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka përshëndetur sot miratimin e ndryshimeve të ligjeve që mundësojnë ndërtimin më të shpejtë dhe më të lirë të korridoreve 8 dhe 10D.
Grubi, siç njofton Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive ka falënderuar deputetët që me votën e tyre u rreshtuan sot në anën e drejtë dhe nuk lejuan vazhdimin e sagës dashakeqëse të atyre që për pikë të ulëta politike nuk kursyen gjë pa thënë e nuk lanë gjë pa bërë për të bllokuar realizimin e investimit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit.
Ai në postimin e tij në rrjetin social Fejsbuk, ka ripërsëritur shprehjen “Pushka top iu bëftë, por kjo s'ndalet”, që siç shton, shpreh përkushtimin e Qeverisë së vendit për të realizuar korridoret që janë shteg drejt horizontit të ri të zhvillimit ekonomik të vendit, edhe përkundër të gjitha obstruksioneve dhe dezinformatave të plasuara në opinion.