• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Grubi: Asgjë nuk mund ta parandalojë ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D

Grubi: Asgjë nuk mund ta parandalojë ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D

Shkup, 30 prill 2023 (MIA) - VMRO gënjen, edhe atë gënjen shumë dhe paturpësisht, ose thjeshtë nuk dijnë, publikoi sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Artan Grubi në Fejsbuk, pasi paraprakisht, gjithashtu, në një publikim në këtë rrjet social, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Toni Jarveski e akuzoi se "po bëhet fabrikë për prodhimin e lajmeve të rrejshme" dhe se kompania "Behtel dhe Enka" në tender në Serbi ka marrë pjesë me shuma dyfish më të lira sesa tek ne.

Grubi në publikim potencon se "Behtel dhe Enka" në Serbi autostradën e ndërtojnë pa tender, me Ligj special, me kontratë të njejtë sikur edhe ne,
më, shtrenjtë se tek ne dhe me Konsulent shumë më të shtrenjtë se tek ne.

"Të nderuar qytetarë, mos t'ju gënjejnë: asgjë nuk mund ta ndalon dot ndërtimin, vetëm e shtrenjton dhe e zgjat.  Bllokada e VMRO dhe Levica mund t'u kushtojë qytetarëve mbi 100 milionë euro dhe dy vite ndërtim më të gjatë të autostradave. Deputetët vendosin nëse autostradat do të ndërtohen më shpejtë dhe më lirë ose më ngadalë dhe më shtrenjtë" shton Grubi në publikim. 

Jarevski, paraprakisht në Fejsbuk shkroi se “Behtel dhe Enka” në Serbi janë zgjedhur me tender, se autostrada që po ndërtojnë atje me gjatësi përafërsisht sa këtu vlen 750 milionë euro, kurse në vend 1350 miliardë euro. euro, se një kilometër autostradë në Serbi kushton 7 milionë euro, ndërsa këtu 20 milionë euro, si dhe se mbikëqyrja e ndërtimit në fqinjin tonë verior bëhet nga një kompani profesionale, dhe jo një “kompani e veshjeve të brendshme me 4 punonjës" si tek ne.

"VMRO-DPMNE nuk është kundër ndërtimit të autostradës, përkundrazi, e njëjta autostradë për Korridorin 8 është në programin tonë, por ne jemi kundër grabitjes së shekullit siç jemi tani para syve... Herën tjetër që Grubi të prodhojë lajme të rreme, le ta ketë parasysh se çdo gjë që fluturon nuk hahet...", thekson Jarevski në statusin e tij në Fejsbuk.

 

QËNDRONI TË LIDHUR