• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grubi – Saracin: Ndryshimet kushtetuese proces i domosdoshëm për ardhmërinë evropiane të vendit

Grubi – Saracin: Ndryshimet kushtetuese proces i domosdoshëm për ardhmërinë evropiane të vendit

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi  sot ka realizuar takim me përfaqësuesin special të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.

Grubi dhe Saracini diskutuan sot mbi situatën aktuale politike në vend dhe rajon, nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugëtimin evropian, për iniciativën e frontit europian të koalicionit qeverisës, procesin e skriningut, sfidat dhe përkushtimin për realizimin e reformave, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. 

Grubi, siç kumtoi Kabineti i tij,  ka informuar përfaqësuesin special të Gjermanisë mbi hapat e ndërmarrë deri më tani në drejtim të përmbushjes së obligimit të ndryshimeve kushtetuese që rrjedh nga propozimi evropian për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë fqinje, respektivisht për themelimin e grupit të punës për hartimin e ndryshimeve kushtetuese.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur nevojën e konstruktivitetit për suksesin e këtij procesi nga të gjithë protagonistët e politikëbërjes vendore, hap që nuk dëmton askënd, përforcon demokracinë dhe determinon të ardhmen evropiane të vendit. 

Grubi ka potencuar dhe përkushtimin e Qeverisë për ecurinë e mbarë të procesit të skriningut, politikën konstruktive të fqinjësisë së mirë, për realizimin e reformave dhe përforcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. 

Në takim është theksuar përkrahja e Gjermanisë për rrugën e europiane të Maqedonisë së Veriut padyshim se nuk do të mungojë. ar/
  

Foto:  Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR