• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grosi: Po vijojnë bisedime të rëndësishme të ANEB-it me Iranin dhe kemi pritshmëri të mëdha

Grosi: Po vijojnë bisedime të rëndësishme të ANEB-it me Iranin dhe kemi pritshmëri të mëdha

Teheran, 4 mars 2023 (MIA) - Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të KB-së (ANEB), Rafael Grosi, deklaroi sot se janë duke u bërë biseda me autoritetet iraniane për dy çështje të rëndësishme, duke i përfshirë edhe ato nga sfera e arsimit dhe e konfirmoi se ka "pritshmëri të mëha" lidhur me bisedimet.

Grosi dje i filloi takimet me përfaqësuesit zyrtarë iranianë në përpjekje për ta siguruar bashkëpunimin e tyre me ANEB-in në analizën e gjurmëve të uraniumit të gjendura në lokacione të paparaqitura ku uraniumi pasurohet deri në nivelin e nevojshëm të prodhimit të armëve bërthamore.

“Në përgjithësi, janë dy fusha të rëndësishme për të cilat diskutohet. Në ekipin tonë të përbashkët, ne kemi pritshmëri të mëdha që të gjitha çështjet e paqarta në lidhje me programin bërthamor të Iranit do të sqarohen", tha Grosi në Teheran në një konferencë të përbashkët shtypi me Mohamad Eslamije, drejtor i Agjencisë së Energjisë Bërthamore të Iranit.

Grupi i dytë i pyetjeve, i cili është gjithashtu shumë i rëndësishëm, ka të bëjë me bashkëpunimin shkencor dhe teknik me Iranin, theksoi Grosi dhe konfirmoi se bisedimet po zhvillohen në një "atmosferë pune, ndershmërie dhe bashkëpunimi".

QËNDRONI TË LIDHUR