• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grosi i shqetësuar për shkak të mundësisë që Izraeli të sulmojë objektivat bërthamore të Iranit

Grosi i shqetësuar për shkak të mundësisë që Izraeli të sulmojë objektivat bërthamore të Iranit

Vjenë, 16 prill 2024 (MIA) - Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) Rafael Grosi deklaroi se është i shqetësuar për mundësinë e një sulmi izraelit në objektet bërthamore iraniane, por edhe se inspektimet e këtyre objekteve do të vazhdojnë edhe sot.

Ai theksoi se Irani me 14 prill, një ditë pas sulmit ndaj Izraelit i ka mbyllur objektet e tij bërthamore "për shkaqe sigurie". Ata janë rihapur dje, ndërsa Grosi lajmëroi se inspektorët sot do të vazhdojnë me aktivitetet e tyre.

Ushtria izraelite ka paralajmëruar se do t'i përgjigjet sulmit iranian të kryer si përgjigje e sulmit ajror izraelit të 1 prillit në konsullatën iraniane në Damask në të cilën humbën jetën 13 persona, mes të cilëve shtatë anëtarë të Gardës revolucionare iraniane. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR