• e martë, 24 dhjetor 2024

Grevë e mjekëve të rinj në Angli, nuk do të punojnë gjashtë ditë

Grevë e mjekëve të rinj në Angli, nuk do të punojnë gjashtë ditë

Londër, 3 janar 2024 (MIA) - Mjekët e rinj në Angli, që e kanë statusin e praktikantit, në mëngjes e ndërprenë punën për gjashtë ditë, sepse kërkojnë rritje të pagave. 

Pas grevës treditëshe para Krishtlindjeve dhe disa bllokadave në punë në muajt e fundit, mjekët e rinj e intensifikojnë mobilizimin e tyre për shkak të mungesës së marrëveshjes me qeverinë në krizë të shkaktuar nga inflacioni.

Greva e mjekëve të rinj, nga të cilët në Angli janë rreth 70-të mijë, filloi sot në mëngjes dhe do të përfundojë të martën në terminin e njejtë.

Greva jonë gjashtë ditëshe vjen derisa sistemi britanik për shëndet publik, ka mungesë të mjekëve dhe lufton për uljen e listave të mëdha të pritjes së pacientëve. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR