• e premte, 21 shkurt 2025

Grevë e gazetarëve në Greqi

Grevë e gazetarëve në Greqi

Athinë, 18 shkurt 2025 (MIA) – Pa lajme edhe emisione informative, prej sot në mëngjes është Greqia, për shkak të grevës 24-orëshe të gazetarëve e organizuar nga Federata greke e Asociacioneve të Gazetarëve në të cilën marrin pjesë të gjitha shoqatat e gazetarëve, ndërsa kërkesa kryesore është nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive në të gjithë sektorët mediatikë, gjegjësisht televizione, gazeta, revista, internet, radio, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Greva filloi nga ora 5 dhe do të zgjasë deri nesër në mëngjes, ndërsa në këto 24 orë në televizione nuk do të emetohen lajme dhe emisione informative, ndërsa marrin pjesë edhe një numër i madh i portaleve informative. 

Përveç marrëveshjeve kolektive, të punësuarit në media kërkojnë edhe: pagën fillestare prej 1.250 euro në të gjitha mediat; rritje pagash prej 10 për qind bazuar në marrëveshjet e fundit kolektive të punës; pagë e garantuar për të punuar në fundjavë (plus 25 për qind dhe një ditë pushimi të shtunën dhe plus 100 për qind për të dielën); rritja e kompensimit për dërgimin në terren jashtë qytetit ku ndodhen; 350 euro mëditje për vendosjen në zonat e luftës dhe 250 euro në zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore.

Gjithashtu, në mesin e kërkesave janë edhe përfshirja e parimeve etike në marrëveshje, marrëveshja për rregullimin e padive (anti-slapps); rregulla detyruese për inteligjencë artificiale në media; mbrojtje e të drejtave të autorëve të gazetarëve, etj. 

Në grevën 24-orëshe përveç mediave private marrin pjesë edhe televizioni shtetëror ERT dhe agjencia shtetërore e lajmeve ANA-MPA. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR