• e premte, 05 dhjetor 2025

Greta Thunberg në Tiranë në protestë në mbështetje të Palestinës

Greta Thunberg në Tiranë në protestë në mbështetje të Palestinës

Tiranë, 23 korrik 2025 (MIA) - Aktivistja suedeze e njohur në mbarë botën, Greta Thunberg,  mori pjesë në protestë vonë pasdite në sheshin "Skënderbeu" në Tiranë, për të ngritur zërin për vuajtjet e popullit palestinez të shkaktuara nga Izraeli, raportoi Top çanell.

 Protesta filloi në orën 18 dhe u mbajt nën moton "Stop urisë, lejoni ushqimin dhe jetën".

 Edhe pse numri i pjesëmarrësve në këtë protestë nuk ishte i madh, pjesëmarrësit bënë thirrje me zë të lartë për respekt për kauzën e tyre dhe për t'i dhënë fund luftës në Gazë.

 Në disa momente, aktivistja Thunberg bërtiti në shqip – "Liri për Palestinën".

 Në një deklaratë, aktivistja suedeze e theksoi situatën alarmante humanitare në Gazë, duke deklaruar se "palestinezët janë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe po i përdorin forcat e tyre të fundit për të rritur ndërgjegjësimin ndërkombëtar".

 Foto: printskrin Top çanell

 

QËNDRONI TË LIDHUR