• e premte, 05 dhjetor 2025

Greqia sot e paralizuar nga greva e përgjithshme

Greqia sot e paralizuar nga greva e përgjithshme

Athinë, 1 tetor 2025 (MIA) – Pa komunikacion ujor dhe hekurudhor është sot Greqia për shkak të grevës së përgjithshme 24-orëshe të sindikatave më të mëdha greke të të punësuarve në sektorin shtetëror (ADEDI) dhe në sektorin privat (GSEE), në të cilën marrin pjesë edhe nëpunës shtetërorë, mësimdhënës, punonjës shëndetësorë, marinarë, taksistë, etj, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Greva, e cila e paralizon vendin është për shkak të ligjit të ri për marrëdhënie pune, i cili sipas sindikatave parasheh edhe orar 13 orësh të punës, kërkojnë tërheqjen e dispozitave për rregullimin e orarit të punës dhe uljen e tij, por edhe kthim të plotë të bisedimeve të lira kolektive. 

Anijet sot do të mbeten të ankoruara në porte, trenat në perone, ndërsa vetëm nuk do të ketë probleme në komunikacionin ajror duke pasur parasysh atë që grevën e caktuar të kontrollorëve të fluturimit, gjykata kompetente e shpalli si të jashtëligjshme. 

Athina sot është pa transport të taksive, për shkak të pjesëmarrjes së shoferëve të taksive në grevë, ndërsa probleme do të ketë edhe në transportin publik, duke pasur parasysh atë që metroja, autobusët, tramvajet dhe trolejbusët do të qarkullojnë disa orë. 

Në grevë marrin pjesë edhe sindikatat e të punësuarve në spitalet shtetërore, shoqatat dhe organizatat e studentëve, punonjësit e arsimit të organizuar nga sindikata e tyre, me çka ka mundësi që disa shkolla të mbyllen. 

Në Selanik, në Athinë dhe në qytete të tjera greke për paradite janë caktuar protesta. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR