• e hënë, 23 dhjetor 2024

Greqia, Kroacia, Malta, Italia, Portugalia, Franca, Qiproja dhe Sllovenia kërkojnë më shumë resurse për t'u përballur me ndryshimet klimatike

Greqia, Kroacia, Malta, Italia, Portugalia, Franca, Qiproja dhe Sllovenia kërkojnë më shumë resurse për t'u përballur me ndryshimet klimatike

Athinë, 27 tetor 2023 (MIA) - Presidentët e Francës dhe Qipros dhe kryeministrat e Greqisë, Kroacisë, Maltës, Italisë, Portugalisë dhe Sllovenisë, përmes një letre dërguar kryetarit të Këshillit Evropian Sharl Mishel, informojnë për mjete të pamjafturshme financiare dhe për nevojën e rritjes së resurseve të disponueshme për ballafaqimin me pasojat e ndryshimeve klimatike, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në një letër të përbashkët që e publikon televizioni shtetëror grek ERT, liderët e tetë vendeve, të gjithë pjesë e grupit MED9, shënojnë se "ndryshimet klimatike jo vetëm që janë në pragun tonë, por tashmë u bënë pjesë e jetës sonë, siç na përkujtuan katastrofat e mëpardhsme natyrore në rajon".

"(Ndryshimi i klimës) kërcënon vendet, ekonomitë, bizneset, qytetarët tanë individualisht dhe në tërësi dhe minon kohezionin social, zhvillimin, prosperitetin, të ardhmen dhe jetën tonë. Ata kërcënojnë BE-në në tërësi. Është bërë e qartë se politikat dhe burimet tona buxhetore nuk janë të mjaftueshme për të adresuar këtë çështje, ndërkohë që tranzicioni i gjelbër dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike janë synimet tona kryesore, ka lehtësim të kufizuar në afat të shkurtër dhe afatmesëm", thuhet në letër.

Ata shtojnë se të gjitha resurset, materiale, njerëzore, operative dhe financiare, që kanë në dispozicion "kanë rezultuar të pamjaftueshme", ndërsa dëmet janë të pallogaritshme.

"Ne duhet të veprojmë menjëherë dhe kolektivisht." Si shoqëri, si vende individuale dhe si Bashkim Evropian – bazuar në një qasje të dyanshme që ne duhet ta promovojmë tashmë në diskutimet tona të ardhshme. Së pari, është evidente se burimet financiare në dispozicion janë krejtësisht të pamjaftueshme. Fondi i solidaritetit për vitin 2023 është shteruar, së bashku me një pjesë të fondeve për vitin 2024 që ne mund t'i përdorim duke paguar paraprakisht", shpjeguan liderët e tetë vendeve.

Në të njëjtën kohë, ata theksojnë se duhet të punojnë në rritjen e resurseve në dispozicion dhe forcimin e mjeteve dhe mekanizmave për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR