• e premte, 05 dhjetor 2025

Greqia dërgoi dy kanaderë dhe forca tokësore për shuarjen e zjarrit afër Dojranit

Greqia dërgoi dy kanaderë dhe forca tokësore për shuarjen e zjarrit afër Dojranit

Athinë, 9 korrik 2025 (MIA) - Me dy aeroplanë zjarrfikës të llojit CL-415 dhe dy automjete zjarrfikëse me tetë zjarrfikës, Greqia po ndihmon në shuarjen e zjarrit të madh në fshatin Nikoliq në komunën e Dojranit në afërsi të kufirit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga Ministria greke e Mbrojtjes Civile dhe Kriza Klimatike kumtuan se sot pasdite në orën 18 sipas kohës lokale dy kanaderët fluturuan nga Selaniku, përderisa forcat tokësore që u dërguan për të ndihmuar në zjarrin e madh malor tashmë po intervenojnë.

Shtuan se dërgimi i forcave tokësore dhe ajrore është pas kërkesës bilaterale nga Qendra për menaxhim me kriza e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Qendrës së vetme koordinuese për operacione dhe menaxhim me kriza të Greqisë, ndërsa Qeveria greke menjëherë iu përgjigj pozitivisht kërkesës për ndihmë.

Kryetari i komunës së Dojranit, Ango Angov, siç kumtoi paraprakisht MIA, përmes Fejsbukut porositi se "nevojitet ndihmë ajrore për shkak të gjendjes alarmante me zjarrin në fshatin Nikoliq".

Zjarri këtu po shuhet tashmë për të tretën ditë me radhë. ab/

Fotо: Ministria për mbrojtje civile dhe kriza klimatike e Greqisë

QËNDRONI TË LIDHUR