• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Gratë diplomate dhe vendimmarrëse në Qeveri në një turne promovuese-informative në Maleshevë

Gratë diplomate dhe vendimmarrëse në Qeveri në një turne promovuese-informative në Maleshevë

Pehçevë, 6 tetor 2023 (MIA) - Me realizimin e a.q. Turne i grave, sot me ftesë të ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, përfaqësuese të trupit diplomatik në vendin tonë dhe përfaqësuese të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizituan zonën e  saposhpallur të mbrojtur të Maleshevës.

Turneu i grave, filloi me vizitë në Qendrën Edukative për Ruajtjen e Natyrës në fshatin Negrevo të Pehçevës, e cila nga një objekt i vjetër shkollor me mbështetje të Programit për ruajtjen e natyrës është transformuar në një objekt modern me paleta për aktivitete edukative interaktive, ndërsa qëllimi i saj është ruajtja e natyrës në rajonin e Bregallnicës përmes edukimit dhe ngritjes së ndërgjegjësimit dhe promovimit të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

 "Qendra edukative do t'u ndihmojë para se gjithash fëmijëve tanë të kuptojnë se sa e rëndësishme është natyra dhe sa është i lidhur mjedisi jetësor me sektoret tjera ekonomike. Duam ta shohim vendin tonë me zhvillim ekonomik, por paralelisht me ruajtjen e mjedisit jetësor dhe vlerat e ruajtura të natyrës", tha Shukova.

Ambasadorja zvicerane në RMV, Veronik Ulman e cila ishte pjesë e ngjarjes theksoi se Zvicra në shtet është angazhuar më shumë se 10 vite për mbrojtjen e mjedisit jetësor, duke siguruar zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe promovim të agroturizmit.

Ngjarja është organizuar në bashkëpunim me MMJPH dhe Programin zviceran për ruajtjen  e natyrës, në të cilën koordinator kryesor është Farmahem, ndërsa partner  zbatues është Shoqata ekologjike e Maqedonisë. sa/

Foto: MMJPH

QËNDRONI TË LIDHUR