• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grante për aktivitete të fëmijëve me prejardhje të ndryshme etnike dhe gjuhë të ndryshme mësimore

Grante për aktivitete të fëmijëve me prejardhje të ndryshme etnike dhe gjuhë të ndryshme mësimore

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA)- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe ambasadori Kilian Vall, shef i misionit të OSBE-së në Shkup sot do të ndajnë grante për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta mësimore dhe jashtëmësimore për fëmijët me prejardhje të ndryshme etnike dhe gjuhë të ndryshme mësimore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Grante do të marrin shkollat të cilat konkurruan dhe u mbrojtën përmes thirrjes për këtë qëllim në kuadër të projektit “Ndërtojmë ura të reja”.

Projekti "Ndërtojmë ura të reja" (NUR) bazohet në Fondin për ndërtimin e urave, i cili prezantoi modelin për arsimin e integruar në Maqedoninë e Veriut për të mbështetur shkollat, komunat dhe organizatat civile për të bashkuar fëmijët me origjinë dhe gjuhë të ndryshme përmes aktiviteteve të përbashkëta jashtëmësimore. Ky projekt i ri ka për qëllim të ndërtojë shoqëri inkluzive që trajtojnë dhe krenohen për pluralizmin kulturor dhe respektojnë tolerancën, dialogun dhe bashkëpunimin, në klimë besimi dhe mirëkuptimi reciprok si garanci më e mirë e paqes dhe sigurisë sociale. Ndërtojmë ura të reja është projekt i mbështetur nga Mbretëria e Norvegjisë, Republika e Polonisë dhe Dukati i Madh i Luksemburgut.

Foto: OSBE

QËNDRONI TË LIDHUR