• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Graf: Do të ketë akoma më shumë investime gjermane nëse reformat janë më të qarta

Graf: Do të ketë akoma më shumë investime gjermane nëse reformat janë më të qarta

Shkup, 7 qershor 2023 (MIA) - Kompanitë gjermane mbeten në vendimet e tyre për investime edhe me ngjarjet aktuale politike në shtet, por do të kishte më shumë investime nëse reformat bëhen më të qarta, konsideron zëvendës-ambasadori i Gjermanisë në shtet, Oto Graf.

Në prezantimin e hulumtimit për klimën afariste të Delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoni të Veriut AHK dhe Shoqatës ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, Graf iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për ndikimin e ngjarjeve politike në vend dhe aktivitetet e bllokuara të reformave në Kuvend ndaj punës së kompanive gjermane, si dhe për disa investime të paralajmëruara të veçanta.

Si shembull konkret në rritjen e investimeve e ceki kompaninë "Kostal", e cila plotësisht investon 50 milionë euro në zgjerimin e kapaciteteve të veta, me çka investimi i përjgithshëm është 130 milionë euro dhe 400 vende të reja të punës. Me këtë, shtoi ai. investimet gjermane do të ndodheshin diku në krye të investimeve të reja.

Duhet të jetë e qartë, potencoi ai, se reformat fillimisht janë për përmirësim të jetës së njerëzve të cilët jetojnë këtu. "Deri më tani patëm investues që çdoherë u mbështetën gjatë zgjidhjes së çështjeve strategjike. Nëse dëshirojmë të kemi strukturë të mirë ekonomike ku kompanitë mund të zhvillohen, vendimtare është të themi, në pjesën e administratës të kemi efikasitet të shtuar sepse në atë mënyrë mund të kemi më shumë investues", tha Graf.

Lidhur me investimin gjerman me elektranat me erë, i paralajmëruar në kohë të ish-kryeministrit, Zoran Zaev, Graf tha se projekti politikisht është vendosur, por akoma pritet për nënshkrimin e fundit.

I pyetur deri ku është realizimi i investimit të "Lidëll" gjithashtu theksoi se janë optimistë të mëdhenj dhe me atë partner investues shkohet përpara.

Sipas Grafit, për shtetin është shumë me rëndësi përmes "Lidëll" të ofrohen prodhime bujqësore në tër. Evropën.

Siç vlerësoi edhe krahas sfidave në ekonomi, ka tregues pozitivë, të cilët tregojnë për kënaqësinë e investuesve të pranishëm. Këtë, sipas anketës, e mbështetë fakti që 80 për qind e kompanive të anketuara sërish do t azgjedhnin Maqedoninë e Veriut si lokacion për realizim të investimit të vet. ab/

Foto: МIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR