Gostivar: VLEN e prezantoi programin zgjedhor në fshatin Forinë
- Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Sabaedin Dauti dhe bartësi i listës nga koalicioni VLEN, Bashkim Hasani, sonte patën takim me banorët e fshatit Forinë, ku prezantuan pjesë të programit zgjedhor.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:58, 5 tetor, 2025
Gostivar, 5 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Sabaedin Dauti dhe bartësi i listës nga koalicioni VLEN, Bashkim Hasani, sonte patën takim me banorët e fshatit Forinë, ku prezantuan pjesë të programit zgjedhor.
"Kur shëtita nëpër fshat hasa në një rrugë e cila ka filluar të blhet prej më parë dhe akoma nuk ka përfunduar. Ju jap fjalën se ajo do të rregullohet menjëherë pas marrjes së funksionit. Pashë edhe shumë deponi. Edhe ato gjithashtu do të pastrohen në ditët e para. Qëllimi kyç i imi është përmirësimi i cilësisë në arsim me ndërtim të të gjitha objekteve shoqëruese për shkollën dhe përmirësimin e kushteve", tha Dauti në tubim.

Në shtabin e sapohapur në Forinë foli ede bartësi i listës ga koalicioni VLEN, hasani, i cili përkujtoi për premtimet e puhstetit lokale në tetë vitet e shkuara, i cili, siç tha, nuk realizoi asnjë projekt. Ai theksoi se do të angazhohet sa më parë që sshkolla fillore në Forinë të ketë sallë sportive, e cila është e domosdoshme.
Para qytetar[ve në tubimin e sontëm, foli edhe deputetja Imërlie Saliu dhe ministri i Shëndetëisë, Azir Aliu. ab/
Foto: МIА