• e premte, 22 nëntor 2024

Gordana Siljanovska - Davkova edhe zyrtarisht presidente e shtetit, KSHZ-ja publikoi rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve presidenciale

Gordana Siljanovska - Davkova edhe zyrtarisht presidente e shtetit, KSHZ-ja publikoi rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve presidenciale

Shkup, 11 maj 2024 (MIA) - Për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur Gordana Siljanovska Davkova, me shumicë votash nga votuesit, të cilët kanë votuar, respektivisht 561.000 vota përkundër kundërkandidatit të saj, Stevo Pendarovski - 251.899, konstatoi sot kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Aleksandar Dashtevski në seancën e KSHZ-së, duke i publikuar rezultatet përfundimtare nga votimi për president më 8 maj.

Procesverbali për rezultatet përfundimtare nga votimi u miratua njëzëri në seancë.

Siç njoftoi Dashtevski, Certifikata për zgjedhje për president të shtetit dhe për inaugurimin e ardhshëm të Siljanovska Davkova iu nda sot në hapësirat e KSHZ-së.

Për procedurën e përmbledhjes së rezultateve për Zgjedhjet presidenciale deri te KSHZ-ja nuk ka pasur ankesa, ndërsa për Zgjedhjet parlamentare, të cilat janë mbajtur po ashtu më 8 maj janë dërguar nëntë nga Koalicioni Vlen, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga E Majta. Dashtevski potencoi se bëhet fjalë për ankesa në grupe, me më shumë vendvotime të përfshira.

Në Zgjedhjet e zbatuara presidenciale, në bazë të procesverbaleve nga këshillat zgjedhorë dhe nga komisionet komunale të zgjedhjeve, KSHZ-ja konfirmoi se numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore është 1.814.317, prej të cilëve kanë votuar 861.218. Të papërdorura janë 95.121 fletvotime. Të vlefshme janë 812.899 fletvotime, të pavlefshme 48.289, ndërsa përqindja e jehonës është 47,47 për qind.

Pas publimimit të rezultateve përfundimtare për Zgjedhjet presidenciale, KSHZ-ja duhet të parashtrojë raport deri te Kuvendi që të caktohet seancë për inaugurimin e presidentes së re, e cilas, sipas paralajmërimeve, do të mbahet nesër në mesditë. Ajo para deputetëve nga përbërja e vjetër duhet të japë deklaratë solemne, pas çka fillon mandati i saj. Mandati i presidentit aktual skadon nesër.

Profesoresha universitare Gordana Siljanovska - Davkova do të jetë presidenti i gjashtë i Maqedonisë së Veriut dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë pozitë. bsh/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR