Goran Gerasimovski shpalli fitore në Qendër
- Goran Gerasimovski, kandidat i LSDM-së për kryetar të Komunës Qendër ka shpallur fitoren sonte. "Sot fituan progresivët, modernët, të ndershmit, të lirët dhe të drejtët në zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike", tha Gerasimovski duke falënderuar të gjithë qytetarët që i dhanë besimin e tyre.
- Post By Fami Bajrami
- 22:52, 2 nëntor, 2025
Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Goran Gerasimovski, kandidat i LSDM-së për kryetar të Komunës Qendër ka shpallur fitoren sonte. "Sot fituan progresivët, modernët, të ndershmit, të lirët dhe të drejtët në zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike", tha Gerasimovski duke falënderuar të gjithë qytetarët që i dhanë besimin e tyre.
Në fjalimin e tij, ai theksoi se mandati i dytë për të paraqet përgjegjësi dhe detyrim edhe më të madh.
"Të jesh kryetar komune është një nder dhe mirënjohje e madhe. Të marrësh mandat për të dytën herë do të thotë njohje dhe nder i madh, sepse për mua është përgjegjësia dhe detyrimi më i lartë që e pranoj dhe të cilin do ta përmbush plotësisht së bashku me ekipin tonë", tha ai.
Gerasimovski theksoi se suksesi i zgjedhjeve është rezultat i katër viteve punë të përkushtuar, premtimeve reale dhe komunikimit të hapur me qytetarët. Ai paralajmëroi se do të vazhdojë me zbatimin e projekteve që janë me interes për qytetarët dhe se Komuna Qendër do të jetë një shembull i qeverisjes së ndershme dhe të përgjegjshme.
Sipas të dhënave nga KSHZ nga 94.23 për qind e fletëvotimeve të numëruara, Goran Gerasimovski ka marrë 52.66% të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë, Miroslav Labudoviq 38.32% të votave.