• e enjte, 21 nëntor 2024

Gllavçev: Bullgaria nuk do t'i rinegociojë kushtet nga marrëveshja me Maqedoninë e Veriut

Gllavçev: Bullgaria nuk do t'i rinegociojë kushtet nga marrëveshja me Maqedoninë e Veriut

Sofje, 13 shtator 2024 (MIA) - Bullgaria nuk do të rinegociojë për kushtet nga marrëveshja me Republikën e Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot kryeministri teknik bullgar, Dimitar Gllavçev.

"Nuk ka për çka të negociohet. Ne e kemi qëndrimin e Bullgarisë. Ata thonë se nuk do të negociojnë me qeveri teknike, por unë do të thoja se nga ana e jonë nuk ka vullnet për negociata, pasi nuk ka për çka të negociojmë. Ka pozitë të përbashkët evropiane. Të negociojnë me Bashkimin Evropian. Në Këshillin e fundit evropian deklarova se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i përmbahet obligimeve të ndërmarra, të njëjtën gjë e tha edhe kryeministri i Greqisë, se Republika e Maqedonisë nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës, ashtu që pozitën tonë e kemi parashtruar në nivelin më lartë të mundur", tha Gllavçev, publikoi Bnr.bg. bsh.

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR