• e premte, 03 janar 2025

Gjysma e buxhetit të brendshëm shpenzohet për ushqim dhe pije, më pak për shëndetësi, kulturë dhe arsim

Gjysma e buxhetit të brendshëm shpenzohet për ushqim dhe pije, më pak për shëndetësi, kulturë dhe arsim

Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Amvisëritë në vitin 2023, gjysmën e buxhetit të brendshëm e kanë shpenzuar për ushqime dhe pije, kryesisht mish, bulmet dhe produkte drithërash. Megjithatë, në shumicën e amvisërive është konsumuar bukë - 177,6 kg dhe patate - 69,5 kg. Nga mishi, shumica nga shpendët - 44,6 kg, si dhe 15,9 kg peshk. Amvisëritë kanë pirë mesatarisht 180.7 litra pije joalkoolike dhe 34.6 litra pije alkoolike. Ata gjithashtu kanë konsumuar 21.8 kilogramë çokollata dhe ëmbëlsirë dhe pinë 8.1 kilogramë kafe dhe kakao. Për trafik kanë shkuar 5,9 për qind e buxhetit të brendshëm që është më shumë se sa shpenzuan amvisëritë së bashku për shëndetësi, rekreacion, kulturë dhe arsim, tregojnë të dhënat vjetor për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024 të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS).

Pjesa më e madhe e buxhetit të brendshëm të amvisërive janë shpenzuar për konsum personal mesatarisht - 315.219 denarë ose 98,1 për qind, pastaj për kthimin e kredive dhe huave - 3.855 denarë ose 1,2 për qind, për humbje, dhurata etj. - 853 denarë ose 0,3 për qind, për kursime - 718 denarë dhe për anëtarësim, taksa, doganë etj. - 602 denarë ose 0,2 për qind nga buxheti i brendshëm, ndërsa për shpenzime për banesë, shtëpi dhe pronë vetëm 127 denarë.

Në pjesën e konsumit personal, më së shumti mjete ose mesatarisht më shumë se gjysma e totalit të shpenzuar nga amvisëritë janë ndarë për ushqim dhe pije joalkoolike - 160 987 denarë, pastaj për qira dhe shpenzime të përgjithshme - 28 655 denarë ose 8,9 për qind, për qarkullim - 18 854 denarë ose 5,9 për qind, për pije alkoolike dhe duhan - 17 893 denarë ose 5,7 për qind, për mallra dhe shërbime të tjera – 17.893 denarë ose 5,6 për qind, për veshmbathje dhe këpucë 14.368 denarë ose 5,2 për qind, për mobilie dhe mirëmbajtje të shtëpisë 17.952 denarë ose 4,4 për qind, për restorante dhe hotele 12 922 denarë ose 4 për qind, për shëndetësi 10,5 për qind denarë ose 3,7 për qind, për komunikim - 9.795 denarë ose 3 për qind, për rekreacion dhe kulturë – 4.764 denarë ose 1,5 për qind dhe për arsim – 313 denarë ose 0,1 për qind nga mjetet e konsumit personal.

Vetëm për ushqim amvisëritë në vitin 2023 në mesatare kanë shpenzuar 144.900 denarë, nga të cilat më së shumti ka qenë për mish - 35.780 denarë, pastaj për qumësht, produkte të qumështit dhe vezë - 30.421 denarë, për produkte drithërash - 24.946 denarë, për perime - 21 për fruta – 10.087 denarë, për sheqer dhe çokollata – 6.584 denarë, për vaj - 5.646 denarë, produkte të tjera ushqimore - 6.024 denarë dhe për peshk - 4.278 denarë.

Nga buxheti i brendshëm më shumë janë shpenzuar për veshmbathje - 10.381 denarë, ndërsa për këpucë - 6.272 denarë.

Amvisëritë shpenzuan 22.066 denarë për ngrohje dhe ndriçim shtëpiak, pastaj për shërbime komunale për banim - 4.083 denarë, për mirëmbajtje dhe riparim të shtëpive - 940 denarë dhe qiramarrje - 23 denarë.

Pjesa më e madhe e buxhetit vendor për shëndetësi është shpenzuar për barna - 10.651 denarë, ndërsa për shëndetësi 1.103 denarë dhe për shërbime spitalore 116 denarë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR