Gjysmëhëna e Kuqe iraniane bëri të ditur se nuk ka viktima në sulmet amerikane ndaj centraleve bërthamore
- Shefi i Gjysmëhënës së Kuqe iraniane, Pir Hosein Kolivand, deklaroi se nuk ka viktima në sulmet amerikane të kryera këtë mëngjes ndaj centraleve bërthamore të Iranit.

Teheran, 22 qershor 2025 (MIA) - Shefi i Gjysmëhënës së Kuqe iraniane, Pir Hosein Kolivand, deklaroi se nuk ka viktima në sulmet amerikane të kryera këtë mëngjes ndaj centraleve bërthamore të Iranit.
"Për fat të mirë, nuk patëm viktima në sulmet e agresionit amerikan ndaj centraleve bërthamore të Iranit", tha ai, raportoi televizioni iranian.
Foto: EPA