• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gjyqi ndaj Dani Alveshit do të mbahet në shkurt

Gjyqi ndaj Dani Alveshit do të mbahet në shkurt

Paris, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Ish futbollisti i Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alvesh do të dalë para gjykatës nga 5 deri me 7 shkurt të vitit 2024, shkaku i akuzës për përdhunim, raporton agjencia franceze "AFP".  

Prokuroria ka kërkuar dënim me nëntë vite burg për 40- vjeçarin brazilian dhe kërkon që viktimës së pretenduar t'i paguaj 150.000 euro dëmshpërblim.

Më 20 janar u bë e ditur se Alvesh është arrestuar në Spanjë për një rast ngacmimi seksual dhe nga ajo kohë ai është në paraburgim. Alvesh i ka mohuar akuzat ndaj tij dhe ka ndryshuar vazhdimisht dëshminë e tij në këtë rast.

Gjatë karrierës së tij Alvesh ka qenë pjesë e Bajas, Sevilas, Barcelonës, Juventusit, PSZH dhe Sao Paolos. Klubi i tij i fundit ka qenë klubi meksikan Pumas i cili ndërpreu kontratën me lojtarin kur ai u akuzua për përdhunim. si/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR