• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjykimi për Zhan Mitrev shtyhet për 12 maj

Gjykimi për Zhan Mitrev shtyhet për 12 maj

Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Gjykimi i kardiokirurgut Zhan Mitrev dhe spitalit të tij privat sërish u shty për 12 maj. Në seancën e sotme në Gjykatën Penale në Shkup, Zhan Mitrev ishte i pranishëm me avokatët e tij, ndërsa para objektit të gjykatës ishin mbledhur dhjetëra qytetarë të lënduar, të cilët mbanin pankarta “Përfitues në shpinë të sëmurit” dhe “Kërkojmë drejtësi”.

Arsyeja e rishtyrjes së procesit është se mbrojtja “nuk ka arritur të kontrolloje shkresat e çështjes të cilat janë ende në Gjykatën e Apelit.

Gjyakata paraprakisht e pranoki kërkesën e Prokurorisë për ngrirjen e pronës së Klinikës "Zhan Mitrev", për të cilin vendim mbrojtja u ankua në Gjykatën e Apelit.

Prokurorja publike, Iskra Haxhi Vasileva, kërkoi ngja Gjykata të caktojë seanca të mëvonshme në mënyrë që çështja të marrë dinamikë, ndërsa mbrojtja e Zhan Mitrev kërkoi hapësirë ​​të mjaftueshme prej së paku dy muaj për t'u njohur me shkresat e çështjes, si dhe për të siguruar kushtet e duhura të gjykimit.

Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka ngritur aktakuzë kundër Dr. Zhan Mitrev, si person fizik dhe kundër spitalit të tij, si person juridik, për veprën e vazhdueshme “mashtrim” nga neni 247 i Kodit Penal.

Siç informojnë nga PTHP Shkup për këtë çështje, nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, gjegjësisht ndërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e trajtimit nuk është objekt i kësaj vepre penale, por mashtrim klasik, gjegjësisht fshehje e fakteve kyçe lidhur me hemofiltrimin, metodë për të cilën pacientët nuk ishin të informuar qartë për të gjitha efektet e saj pozitive dhe negative, me të cilat ata u mashtruan dhe me qëllim të përfitimit të paligjshëm të përfitimit pasuror.

Çështja u krijua pas një zëri të bujshëm, pasi IRL publikoi vitin e kaluar dokumentarin “Gjaku i papastër”, në të cilin u zbulua se spitali privat “Zhan Mitrev” u ngarkonte pacientëve shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë trajtimit për Kovid-19, pas së cilës u hap edhe çështja në PTHP Shkup. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR