Gjykimi për Lidia Dimovën vazhdon më 3 mars
- Gjykimi për rastin me "keqpërdorimin e pozitës zyrtatre dhe autorizimit" dhe "mashtrimit" në dëm të mjeteve të Bashkimit Evropian vazhdon më 3 mars.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:53, 2 shkurt, 2023
Shkup, 2 shkurt 2023 (MIA) - Gjykimi për rastin me "keqpërdorimin e pozitës zyrtatre dhe autorizimit" dhe "mashtrimit" në dëm të mjeteve të Bashkimit Evropian vazhdon më 3 mars.
Në fillim të gjykimit i akuzuari i dytë e pranoi fajin me atë që procedura penale për Goçevin ishte ndarë dhe caktuar për më 21 shkurt, ndërsa gjykimi vazhdoi vetëm për të akuzuarën e parë Lidia Dimova, ish-drejtoreshë e Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, e cila ngarkohet për "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" dhe "mashtrim" në dëm të mjeteve të Bashkimit Evropian dhe të akuzuarën e tretë Ana Pavlidu për "shpërdorim të shërbimit".
Mbrojtja e Dimovës shtoi edhe tre persona në listën e dëshmitarëve, të cilët ishin angazhuar drejtpërdrejtë në furnizimet publike dhe udhëtimet zyrtare të Agjencisë nacionale.
Përfaqësuesi i aktakuzës, prokurorja Suzana Mirçeska Kuzmanovska, në paraqitjen e saj potencoi se për shkak se bëhet fjalë për person juridik hulumtimi ka zgjatur një periudhë më të gjatë kohore.
Në atë mbrojtja u ndërlidh duke cekur se mu për atë shkak se bëhet fjalë për person specifik juridik, nëse ka pasur keqpërdorim, do të kishin reaguar edhe nga organi kompetent nga BE-ja i cili ka për qëllim ta ndjekë shpenzimin e fondeve evropiane.
Mbrojtja e Lidia Dimovës theksoi se do të dëshmojë se hetimi i kryer nuk ka qenë i plotë.
Procesin e udhëheqë gjykatësja Fanka janpulea Mihaillovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës ësht prokurorja Suzana Mirpeska Kuzmanovska. ab/