• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjykimi kundër Zeqirit filloi nga fillimi për shkak të riklasifikimit të veprës sipas ndryshimeve të KP-së

Gjykimi kundër Zeqirit filloi nga fillimi për shkak të riklasifikimit të veprës sipas ndryshimeve të KP-së

Shkup, 24 tetor 2023 (MIA)  - Gjykimi kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, filloi nga fillimi, pasi prokurorja publike në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Penale  e ka shndërruar aktakuzën e dorëzuar në propozim të aktakuzës, në përputhje me ndryshimet në Kodin Penal.

"Aktakuza e paraqitur është shndërruar në aktakuzë në përputhje me ndryshimet në Ligjin Penal nga shtatori i vitit 2023, të cilat parashikojnë dënim më të lbutë për të akuzuarin. Në bazë të kësaj  është kryer ndryshim i dispozitivit të propozim aktakuzës tashmë të dorëzuar në pjesën e përfshirjes së elementeve ligjore të veprës penale", shpjegoi prokurorja. 

 Sipas aktakuzës së dorëzuar tani, ish-sekretari i përgjithshëm Zeqiri akuzohet për veprën penale "keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar"  -  353 paragrafi 4, i cili parasheh dënimin me burg prej 1 deri në 5 vjet, për dallim nga më parë, kur ishte akuzuar neni i njëjtë sipas paragrafit 5, i cili parashikonte  dënim minimal me burgim prej 5 vjet.

 Pas rifillimit të procedurës, prokurorja e plotësoi materialin dëshmues në pjesën me konfiskim, ndërsa mbrojtja ka kërkuar sërish marrjen nëpyetje të dëshmitarit Kire Kostov.

 Në seancën e sotme ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor për veprën që i ngarkohet, ndërsa procedura ka vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarit me kërkesë të mbrojtjes, bashkëshorte e ish-sekretarit të përgjithshëm, Bisera Zeqiri.

Ajo u mor në pyetje lidhur me kasafortën e saj, gjërat që i ka ruajtur aty, si dhe rastet kur është afruar. 

 Njëkohësisht Zeqirit sot i është hequr masa e paraburgimit e cila  ishte zëvendësuar me masë të kujdesit. Me masat, Zeqiri do të duhet çdo të mërkure të paraqitet në gjykatë, ndërsa do t'i merret sekuestrohet dokumenti i udhëtimit.

Lidhur me këtë çështje është prononcuar prokurorja publike, e cila theksoi se tashmë nuk ekzistojnë baza ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit. 

 Me këtë i akuzuari  me vendim të gjykates është liruar që të mbrohet  në liri, me masat e kujdesit të lartpërmendura.

Prokuroria e ngarkon Zeqirin se në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, pa zbatuar furnizim publik, ka kontraktuar marrëveshje për shërbime konsulente me një kompani në vlerë të përgjithshme prej thuajse një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro nga 795.000 eurot e dakorduara paraprakisht. 

Procesin e udhëheq gjykatësja Fanka Jançulleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Katerina Kolaeviq. Gjykimi vazhdon më 7 nëntor

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR