• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykimi kundër infermieres nga Onkologjia është shtyrë për më 4 dhjetor

Gjykimi kundër infermieres nga Onkologjia është shtyrë për më 4 dhjetor

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA) - Gjykimi kundër inferemieres nga Klinika për onkologji e cila është e akzuuar për shpërdorim të deetyrës me dyshimin se ka vjedhur citostatikë është shtyrë për më 4 dhjetor, informojnë nga Gjykata themelore penale Shkup.

"Seanca kryesore për lëndën me K.nr. 1990/23 ndaj A.O. për veprën penale Shpërdorim në deetyrë nga neni 3]54 paragrafi1 nga KP, ndërkaq lidhur me punën në Klinikën universitare për radiologji dhe onkologji Shkup, është shtyrë", qëndron në kumtesën nga Gjykata penale.

Shkak për shtyrjen, siç konstaton Gjykata, është se Prokurori publik nuk ka pranuar ftesë të rregullt për shkak të grevës së shërbimit publik të prokurorisë, si dhe mungesës së të akuzuarës për çka nuk është kthyer parashtresa për pranim.

"I pranishëm në seancë ishte avokati i të akuzuarës, i angazhuar nga familja, me autorizim të plotë", shtojnë nga Penalja.

Sipas aktakuzës, e akuzuara, me qëllim të përfitojë dobi të paligjshme pronësore për vete, ka përvetësuar numër më të madh të ampulave të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej 59 760 denarëve të cilat shërbimi ia kishte lënë në besim. Ampulat i ka nxjerrë nga vendi i punës, ndërsa më pas i ka lënë në automobil me qëllimi që t'ia dorëzojë një personi tjetër. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR