• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjykatat Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës nënshkruan Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim

Gjykatat Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës nënshkruan Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim

Shkup, 10 tetor 2025 (MIA) - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nënshkruan memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellë në fusha nga interesi i përbashkët, me të cilin, siç informojnë nga Kushtetuesja, vendosen bazat për thellimin dhe institucionalizimin e bashkëpunimit mes gjykatave kushtetuese të dy vendeve.

Memorandumi u nënshkrua nga kryetarët e dy gjykatave, Darko Kostadinovski dhe Nexhmi Rexhepi dhe është rezultat i komunikimit të deritanishëm konstruktiv dhe të suksesshëm, ndërsa qëllimi i tij është të mundësojë zhvillim të vazhdueshëm të marrëdhënieve, avancim të kapaciteteve profesionale dhe përmirësim të praktikës gjyqësore dhe vendimeve të marra.

"Në kuadër të bashkëpunimit parashikohet organizimi i konferencave të përbashkëta shkencore, seminareve dhe trajnimeve profesionale, si dhe shkëmbimi i përvojave, praktikave gjyqësore, rezultateve hulumtuese dhe literaturës relevante. Me këtë krijohet një platformë për mbështetje më të madhe të ndërsjellë dhe shkëmbim të praktikave të mira në fushën e gjyqësorit kushtetues", thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.

Memorandumi i nënshkruar për mirëkuptim hyn në fuqi menjëherë dhe do të jetë i vlefshëm për pesë vjet, me mundësi për vazhdim pas skadimit të asaj periudhe. sa/

Foto: Gjykata Kushtetuese e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR