• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata zvicerane ka dënuar katër protestues për pankartën "Vrite Erdoganin"

Gjykata zvicerane ka dënuar katër protestues për pankartën

Bern, 22 mars 2024 (MIA) - Gjykata zvicerane ka dënuar katër persona për pankartën e përdorur gjatë protestës në Bern në vitin 2017 kundër qeverisë turke, në të cilën, përveç fjalëve "Vrite Erdoganin", tregonte një armë të drejtuar në fytyrën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Gjykata e Lartë në Bern ka shpallur katër protestues fajtorë për nxitje publike të krimit dhe dhunës. Gjykimet ishin apeluar në Gjykatën Federale të Zvicres.

Gjykimi i fundit i hodhi poshtë gjykimet liruese të miratuara në mars të vitit 2022 nga ana e Gjykatës Rajonale në Bern - Miteland për katër protestues të majtë, siç është bërë e ditur në gjykimin prej 65 faqeve.

Çdonjëri nga të akuzuarit është dënuar me shuma të ndryshme, në vlerë të përgjithshme prej 12.246 dollarë për pjesëmarrjen e tyre në protestat kontroverse. 

Është konkluduar se nuk ka hapësirë për interpretim metaforik të pankartës sepse nxitja publike e vrasjes së ndonjë personi nuk është e mbrojtur me lirinë e shprehjes ose lirinë e mbledhjes. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s


 

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR