• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Supreme: Shteti Verushevskit duhet t'i paguaj nga pesë mijë denarë për secilën prej 344 ditëve të kaluara në paraburgim në vitin 2015

Gjykata Supreme: Shteti Verushevskit duhet t'i paguaj nga pesë mijë denarë për secilën prej 344 ditëve të kaluara në paraburgim në vitin 2015

Shkup,  11 korrik 2023 (MIA) – Shteti Zoran Verushevskit duhet t'i paguaj nga pesë mijë denarë për secilën prej 344 ditëve të kaluara në paraburgim në vitin 2015 për lëndën "Puç", pasi Gjykata Supreme pjesërisht ia miratoi kërkesën për rishkimin e kompensimit të dëmit jomaterial për privim të pabazë nga liria dhe imazhin dhe nderin e njollosur.

"Obligohet i padituri Republika e Maqedonisë së Veriut ndaj paditësit Zoran Verushevski, në emër të dëmit jomaterial për dhimbje psikike të pësuar për shkak të cenimit të të drejtave personale - nderit, reputacionit dhe lirisë për shkak të privimit të paarsyeshëm të lirisë - paraburgimit, t'i paguajë kompensim monetar në shumë prej 1.720.000 denarë, me kamatvonesë të ligjshme në shumën e normës referente të BP të RMV-së që për çdo gjashtëmujor vlente në ditën e fundit të gjashtëmujorit para gjashtëmujorit aktual është rritur për tetë pikë përqindje, duke llogaritur nga dita e aktgjykimit - 26.05.2021, deri në pagesën përfundimtare, në afat prej 15 ditësh pas pranimit të aktgjykimit", thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Supreme të publikuar më 3 korrik të këtij viti.

Gjykata Supreme, gjithashtu, e refuzon si të pabazë, kërkesën e Verushevskit për kompensimin e dëmit jomaterial për pësimin e dhimbjes shpirtërore, për shkak të cenimit të të drejtave personale - nderit, imazhit dhe lirive për shkak të privimit të paarsyeshëm nga liria - paraburgim, për diferencën nga shuma e dhënë prej 1.720.000 denarë, në shumë prej 2.580.000 denarë, me kamatvonesë të llogaritur nga 26.05.2021, të shqiptuar me aktgjykim të shkallës së parë.

Shteti, gjithasjhtu, angazhohet Verushevskit t'ia kompensojë shpenzimet në të holla në procedurën në shumë të përgjithshme prej 227.642.

Në aktgjykim, Gjykata Supreme e refuzon si të pabazë, kërkesën më të madhe paditëse të Verushevskit për kompensimit e dallimit të shumës së përcaktuar deri në shumën e kërkuar prej 4.104.000 denarë.

Në shpjegimin e aktgjykimit, Gjykata Supreme sqaron se pas studimit të shkresave të lëndës, konstatimeve të revizionit dhe përgjigjes së revizionit, duke shqyrtuar aktgjykimin e kontestuar në kuptim të nenit 377 paragrafi 3 të Ligjit për Procedurën Civile, konstatoi se konstatimi i revizionit për aplikim të gabuar ishte i bazuar në të drejtën materiale nga gjykatat më të ulëta, dhe duke marrë parasysh gjendjen e vërtetuar faktike nga gjykata e shkallës së parë, të pranuar në tërësi nga gjykata e shkallës së dytë.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR