• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Supreme konfirmoi se ka gjykuar në interes të shtetit lidhur me pronësinë e ndërtesës së LSM-së

Gjykata Supreme konfirmoi se ka gjykuar në interes të shtetit  lidhur me pronësinë e ndërtesës së LSM-së

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kumtoi se më 09.11.2023 ka marrë vendim për lëndën REV 1-77/22, në të cilën paditës është Republika e Maqedonisë së Veriut kundër të paditurit Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë Shkup, për vërtetimin e të drejtës së pronësisë të pronës së patundshme e cila paraqet ndërtesë administrative si objekt nga interesi i përgjithshëm për shtetin. Me këtë konfirmoi se është marrë aktvendim me të cilin i merret shtëpia e punëtorëve LSM-së.

"Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këshill të përbërë nga gjyqtarët Shpend Devaja - kryetar i këshillit, Jelica Kërstevska, Nake Georgiev, Anita Boshkovska dhe Isamedin Limani - anëtarë të Këshillit, në punën juridike të paditësit Republika e Maqedonisë së Veriut, kundër të paditurit Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë Shkup, solli vendim me të cilin revizioni dhe kërkesa e padisë së paditësit miratohen", theksojnë nga Gjykata Supreme në kumtesën e publikuar në ueb faqen e tyre.

Gjithashtu njoftohet opinioni se Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas planeve vjetore, nga dita e zgjedhjes për kryetar të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka marrë pjesë dhe nuk merr pjesë në vendimmarrje për lëndët që janë para Gjykatës Supreme, gjykata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, as nuk ka kompetencë dhe autoritet të ndikojë në procesin e vendimmarrjes, përkatësisht në pavarësinë e gjyqtarëve në lidhje me vendimmarrjen në rastet individuale, sipas Ligjit për Gjykatat.

Në arsyetimin e aktgjykimit theksohet se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, vendimin e mori në bazë të nenit 82 të Ligjit për shoqata të qytetarëve dhe fondacione ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr.21/1988), sipas së cilës prona dhe mjetet e ndara në organizatat shoqërore dhe shoqatat e qytetarëve, të marra në shfrytëzim nga ish bashkësitë politike shoqërore dhe bashkësitë e interesit vetëqeverisës", janë në pronësi të shtetit.

"Objekti në fjalë - ndërtesa administrative dhe toka janë pronë e paditësit, në përputhje me dispozitën e nenit 82 të Ligjit për Shoqatat e Qytetarëve dhe Fondacionet, sepse paraardhësi ligjor i të paditurit e ka ndërtuar dhe ka fituar të njëjtën gjë për më së shumti pjesë me mjetet e pranuara nga paditësi si pasardhës juridik i Republikës së Maqedonisë së atëhershme, e jo me mjetet e veta, duke qenë se gjatë periudhës së ndërtimit të objektit, me subjektivitetin e tij juridik, ai nuk ka pasur dhe as ka mundur të ketë fondet e veta. Në periudhën kur u ndërtua prona në fjalë, paraardhësi ligjor i të paditurit ishte një organizatë socio-politike, e cila nuk merrej me veprimtari ekonomike, për këtë arsye nuk kishte dhe nuk mund të kishte të ardhura të veta për fitimin e pronës", theksojnë nga  Gjykata e Lartë.

Në bazë të nenit 1 të Vendimit për përcaktimin e objekteve dhe punimeve, programet e investimit të të cilave do të miratohen nga Bordi për ekonomizimin e Këshillit Ekzekutiv (“Gazeta Zyrtare e RM-së" nr. 23/58), programet e investimeve për objektet dhe punimet që janë me interes të përgjithshëm për RM  miratohen nga Bordi për Ekonomizim i Këshillit Ekzekutiv dhe sipas nenit 2, si objekte me interes të përgjithshëm në kuptim të dispozitave të nenit të mëparshëm, përveç të tjerave konsiderohen edhe  objektet me standarde shoqërore, vlera e përgjithshme e të cilave kalon shumën prej 100 milionë denarësh, pavarësisht nga burimet e mjeteve, përveç objekteve të ndërtesës së banimit, për shkak të të cilit padiskutim rezulton se lënda e patundshme është send - një e mirë me interes të përgjithshëm për Republikën", thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Lidhja e Sindikatave Maqedonisë sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka kërkuar përgjegjësi nga Gjykata Supreme nëse janë të sakta informatat se është nxjerrë aktgjykimi me të cilin u është marrë shtëpia e punëtorëve. Ata njoftuan gjithashtu se do të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, por edhe të Këshillit të Gjyqtarëve, nëse ai merr një vendim të tillë.

"Që nga viti 1992 janë bërë tentativa të ndryshme për të rrëmbyer, marrë këtë godinë si Shtëpi Punëtore në interes të disa elitave. Atë që kanë bërë me fabrikat e ndërtuara nga punëtorët, duan ta bëjnë me Shtëpinë e Punëtorëve dhe për shumë vite janë bërë përpjekje të ndryshme, janë bërë procedura të ndryshme për konfiskimin e pronës, por argumentet kanë qenë shumë të forta. Mjetet që kemi ndarë ishin shumë të mëdha. Dokumentet që kishim nga miratimi i ndërtimit, nga programi i investimit, nga kontratat e ndërtimit, nga burimet financiare të siguruara nëpërmjet bankës - para sindikale, nga deklaratat e përgjithshme të të gjitha autoriteteve - miratimi për përdorimin e kësaj godine, etj. janë në emër  dhe në llogari të LSM-së dhe askujt tjetër", tha Trendafilov. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR