• e hënë, 16 dhjetor 2024

Gjykata Supreme i refuzoi kërkesat për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të gjykimit për rastin "Transporter"

Gjykata Supreme i refuzoi kërkesat për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të gjykimit për rastin

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA) - Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli aktgjykim me të cilin kërkesat e të dënuarve në rastin "Transporter" për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore Penale Shkup nga viti 2020 dhe aktgjykimi i Gjykatës së Apelit Shkup nga viti 2022 u refuzuan si të pabaza.

"Këshilli për Vepra Penale në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut solli aktgjykim me të cilin kërkesat e të dënuarve V.T. dhe S.B. për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore Penale Shkup KOK nr.30/17 nga 31.03.2020 dhe gjykimi i Gjykatës së Apelit Shkup KOKZH nr. 70/20 nga 08.04.2022, i refuzoi si të pabaza, ndërsa kërkesa e të dënuarit GJ.T. për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të gjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore Penale Shkup KOK nr. 30/17 nga 31.03.2020 dhe aktgjykimi i Gjykatës së Apelit Shkup KOKZH nr. 70/20 nga 08.04.2022, i hodhi poshtë si të palejueshëm", qëndron në kumtesën e GJSRM.

Me këtë, Gjykata Supreme konsideron se aktgjykimi për rastin "Transporter”"në të cilin u dënua kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, është shqiptuar ligjërisht, gjegjësisht se abolimi i dhënë nga ish-presidenti, Gjorge Ivanov, nuk mbulon të dënuarit.

Të pandehurit janë proceduar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, që ka rezultuar me përvetësim të rreth 360.000 euro.

Rasti është hapur nga Prokuroria Speciale Publike, ndërsa është udhëhequr nga gjyqtarja Dobrila Kacarska. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR