Gjykata Supreme e shfuqizoi aktvendimin kundër Vasil Jovanovit për posedim dhe trafikim të narkotikëve dhe e ktheu lëndën në rigjykim
- Gjykata Supreme e shfuqizoi aktvendimin e Gjykatës së Apelit- Shkup kundër Vasil Jovanovit i cili u dënua me tre vjet e 10 muaj burg për veprën penale posedim dhe trafikim të narkotikëve dhe lëndën në lëndën e ktheu në gykatën e shkallës së dytë.
- Post By Fami Bajrami
- 10:46, 14 maj, 2025
Shkup, 14 maj 2025 (MIA) - Gjykata Supreme e shfuqizoi aktvendimin e Gjykatës së Apelit- Shkup kundër Vasil Jovanovit i cili u dënua me tre vjet e 10 muaj burg për veprën penale posedim dhe trafikim të narkotikëve dhe lëndën në lëndën e ktheu në gykatën e shkallës së dytë.
Aktvendimin për këtë vepër Gjykata penale e mori si rrethanë rënduese gjatë përcaktimit të lartësisë së dënimit të Jovanovit pas çka dje ai u dënua me 12 vite burg në bazë të pranimit të fajit për "veprën e rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion", për aksidentin ku ai përplasi për vdekje Frosina Kulakovën.
Këshilli për vepra penale pranë Gjykatës supreme e mori vendimin në një seancë të mbajtur më 7 maj të këtij viti, një javë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për përplasjen e Frosina Kulakovës në janar të këtij viti në bulevardin "Aradhat partizane" në Shkup.
"Këshilli për vepra penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 07.05.2025, miratoi vendimin me të cilin pranoi kërkesën e të akuzuarit V.J. nga Shkupi për rishikim të jashtëzakonshëm të vendimit të formës së prerë të paraqitur përmes avokatit mbrojtës Pance Neftenov, avokat nga Shkupi, shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Shkupit nga 05.02.2025 dhe lëndën e ktheu në gjykatën e shkallës së dytë për procedim të sërishëm", publikoi Gjykata supreme.

Gjykata e Apelit Shkup në shkurt të këtij viti, e hodhi poshtë ankesën e Vasil Jovanovit për veprën penale të mëparshme si të pabazë, ndërsa ankesën e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup dhe e ndryshoi në pjesën e vendimit për sanksionin penal - masën e shqiptuar institucionale të dërgimit në Shtëpinë ndëshkuese-përmirësuese dhe e dënoi me me burg prej tre vjet e dhjetë muajsh.
Njëzet e njëvjeçari Vasil Jovanov më 29 janar të këtij viti po drejtonte automjetin "Pezho 207" pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit, pas çka goditi për vdekje 22 vjeçaren Frosina Kulakova në bulevardin "Aradhat partizane" e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes. rq/
Foto: arkivi i MIA-s