Gjykata supreme e SHBA-së e hodhi poshtë kërkesën për diskualifikim të Trampit nga zgjedhjet presidenciale
- Gjykata supreme e SHBA-së sot e hodhi poshtë rastin me të cilin kërkohet duskualifikimi i Donald Trampit nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, në bazë të dispozitës kushtetuese e cila ndalon secilin që "ka marrë pjesë në kryengritje" të kryejë funksion publik.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:52, 2 tetor, 2023
Uashingtron, 2 tetor 2023 (MIA) - Gjykata supreme e SHBA-së sot e hodhi poshtë rastin me të cilin kërkohet duskualifikimi i Donald Trampit nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, në bazë të dispozitës kushtetuese e cila ndalon secilin që "ka marrë pjesë në kryengritje" të kryejë funksion publik.
Gjykatësit e hodhën poshtë ankesën e Xhon Entoni Kastro, konsultant tatimor nga Teksasi, i cili kërkoi që Trampi, në kuadër të amandamentit të 14-të të Kushtetutës amerikane, të diskualifikohet si kandidat për nominim presdiencial të partisë republikane.
Në padinë e vet, Kastro thekson se Trampi, me veprimet e tij gjatë trazirave dhe sulmit në Kapitoll Hill më 6 janar të vitit 2021, mori pjesë në kryengritjen me mbështetësit e tij. ab/
Foto: МIА arkivi