• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata supreme e SHBA-së do të vendos për imunitetin e Trampit nga ndjekja penale

Gjykata supreme e SHBA-së do të vendos për imunitetin e Trampit nga ndjekja penale

Uashington, 29 shkurt 2024 (MIA) - Gjykata supreme e SHBA-së dje ka pranuar kërkesën për të vendosur nëse ish presidenti Donald Tramp ka imunitet nga ndjekja penale me akuzën për tentim për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Gjykata për herë të parë vendos të shqyrtojë një çështje të tillë dhe nga nëntë gjyqtarë suprem, gjashtë janë konservatorë.

Ata do të dëgjojnë pretendimet e Trampit se duhet të mbrohet nga përgjegjësia penale, bën të ditur Bi-Bi-Si.

Prokurori i posaçëm amerikan Xhek Smit ka akuzuar Trampin për komplot për të penguar fitoren e Xho Bajdenit në zgjedhjet e vitit 2020 dhe për mashtrim për të qëndruar në detyrë.

Gjykimi për atë rast ishte planifikuar fillimisht për më 4 mars, por është shtyrë në pritje të vendimit mbi kërkesën për imunitet të Trampit.

Çështja edhe një herë e çon organin më të lartë gjyqësor të shtetit në përplasjen zgjedhore, pasi gjyqtarët duhet të vendosin nëse do ta anulojnë vendimin e Gjykatës së Lartë në Kolorado që ia ndalon Trampit të marrë pjesë në zgjedhjet preliminare republikane të shtetit bazuar në dispozitën kushtetuese që paraqet ndalesë për zyrtarët që morën pjesë në rebelim.

Gjykata kumtoi se do të dëgjojë argumentet dhe do të sjell vendim mbi pretendimet rreth imunitetit të Trampit.

Seanca për rastin duhet të fillojë rreth datës 22 prill dhe ky afat mundëson marrjen e një vendimi deri në fund të mandatit të rregullt të gjykatës në qershor.

Çështja ligjore për të cilën duhet të vendosë gjykata është nëse dhe në çfarë shkalle ish presidenti gëzon imunitet nga ndjekja penale për sjellje që dyshohet se përfshinë pjesëmarrje në rebelimin e mbështetësve të tij më 6 janar 2021.

Gjykata në fillim të shkurtit vendosi se Trampi mund të ndiqet penalisht me akuzat për komplot dhe përpjekje për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020. Tramp në rastin e këtillë ligjor pohonte se është imun nga akuzat penale, të cilat siç pretendonte, janë pjesë e detyrave të tij si president.

Prokurorët pohonin se Trampi ka vepruar si kandidat, jo si president, kur ka ushtruar presion ndaj zyrtarëve për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve dhe ka inkurajuar mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin më 6 janar 2021 dhe ka ushtruar presion ndaj Kongresit që të mos konfirmoj fitoren e Xho Bajdenit.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR