• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gjykata Supreme e konfirmoi Aktgjykimin për lëndën “27 Prilli”

Gjykata Supreme e konfirmoi Aktgjykimin për lëndën “27 Prilli”

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) – Gjykata Supreme i refuzoi si të pabaza kërkesat për rihetimin e jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup nga viti 2019 dhe të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Shkup 2021 për lëndën "27 Prilli".

"Këshilli i veprave penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Aktgjykim Kvp.Kok2.Kvp.nr.14/22, me të cilin kërkesat për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup KOK.nr.40/18 të datës 15.03.2019 dhe të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Shkup KOKZH.nr.39/19 të datës 12.02.2021, i refuzoi si të pabaza", qëndron në kumtesën e Gjykatës Supreme.

Për ndërhyrjen në Kuvend më 27 prill 2017 u akuzuan 33 persona. Ata janë përndjekur për rrezimin terrorist të rendit kushtetues, 15 nga të akuzuarit janë amnistuar me Ligjin për amnisti.

QËNDRONI TË LIDHUR