• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Supreme e Izraelit anulon përkohësisht kthimin në Rripin e Gazës të pacientëve palestinezë të trajtuar në Tel Aviv dhe Jerusalem

Gjykata Supreme e Izraelit anulon përkohësisht kthimin në Rripin e Gazës të pacientëve palestinezë të trajtuar në Tel Aviv dhe Jerusalem

Tel Aviv, 21 mars 2024 (MIA) - Gjykata Supreme e Izraelit përkohësisht e anuloi zbatimin e vendimit të autoriteteve izraelite për të kthyer në Rripin e Gazës një grup pacientësh palestinezë që po trajtohen nga sëmundjet me rrezik për jetën, raporton Beta.

Pas peticionit të organizatës jofitimprurëse izraelite "Mjekët për të drejtat e njeriut-Izrael", Gjykata Supreme urdhëroi sot që të mos kthehen në Rripin e shkatërruar të Gazës 20 pacientë palestinezë, të cilët po trajtohen në Jerusalemin Lindor dhe Tel Aviv.

Pacientët herët në mëngjes duhej të dërgohen me autobus për në Rripin e Gazës, por kjo tani është anuluar të paktën deri të hënën, njoftuan autoritetet shëndetësore. 

Autoritetet izraelite urdhëruan kthimin e një grupi pacientësh palestinezë, duke sqaruar se nuk kishin më nevojë për kujdes.

Organizata "Mjekët për të drejtat e njeriut-Izrael" njoftoi se mes tyre ka të sëmurë nga kanceri, foshnja, legona dhe persona të moshuar, ndërsa deri te Gjykata supreme është sjellë një peticion falë raportit të televizionit amerikan Si-En-En. 

"Kthimi i banorëve të Gazës gjatë konfliktit ushtarak dhe krizës humanitare është kundër të drejtës ndërkombëtare dhe përbën rrezik të qëllimshëm për jetët e pafajshme", deklaroi dje zëdhënësi i organizatës Ran Jaron.

Ai shprehu shqetësimin se pacientët mund të vdesin për shkak të kushteve johigjienike dhe urisë apo mungesës së kujdesit shëndetësor. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR